Nga Data: Deri datė: Dhomė

Messonghi Beach 3* Superior

Korfuz

Korfuz

Hoteli Messonghi Beach është një hotel me 3 yje, i cili ndodhet në jug të Korfuzit në pjesën Jug-Lindore të ishullit, ndërmjet  fshatrave Moraitika dhe Messonghi. Hoteli gjendet në një distancë prej 25 km nga qyteti i Korfuzit dhe po aq nga Aeroporti ndërkombëtat “Ioannis Kapodistrias”. Gjithashtu nga hoteli rreth 15 km në jug të tij gjendet edhe qyteti i Lefkimit, i cili është porti i dytë i ishullit.

Hoteli është i vendosur në një zonë fushore në Messonghi dhe ky resort ofron një gamë të madhe shërbimesh dhe aktivitetesh për të gjithë anëtarët e familjes. Hoteli disponon 4 pishina të jashtme ku mund të beni edhe canoe, të gjitha këto me ujë të freskët, të rrethuara nga pemë dhe çadra me shezllone. Kurse aerobie zhvillohen në hotel si dhe gjithashtu lojra dhe aktivitete të ndryshme organizohen nga stafi i animatorëve të hotelit në zonën e pishinave. Gjithashtu hoteli ka një mini aqua-park si dhe disa rrëshqitëse që do t’ju ofrojnë disa momente të paharruara argëtimi si për fëmijët por edhe për madhorët.

Plazhi publik zallor është vetëm disa hapa larg pishinave. Aty do mund të gjeni çadra me kashtë si dhe shezllone, të cilat janë me një pagesë ekstra prej afro 5 Eurosh cifti i shezlloneve dhe çadra, dhe ato, ÇADRAT DHE SHEZLLONET E PLAZHIT PUBLIK NUK JANË TË PËRFSHIRA NË ÇMIMIN E HOTELIT QË  JU KENI PAGUAR. Gjithashtu në plazh ka edhe fusha për volejboll në plazh me rrjeta.

Ne hapësirën e hotelit mund të gjeni disa fusha sportive, si 3 fusha tenisi, si dhe gjithashtu një fushë për të luajtur Petanque, 1 fushë Kriketi si dhe gjithashtu një fushë futbolli. Mund të gjeni tavolina bilardoje, video lojra të ndryshme, si dhe lojra me harqe. Një mini-club është i disponueshëm për pushuesit e vegjël në moshë nga mosha 4-12 vjec dhe hapet nga ora 10 – 12:30 dhe nga ora 16 – 18.

Hoteli organizon evente të ndryshme duke ofruar darka të paharrueshme, duke përfshirë një llojshmëri të madhe me kërcime tradicionale – popullore, muzikë moderne për të rinjtë për të ofruar pushime të paharruara.

DHOMAT E HOTELIT:

DHOMAT STANDARTE:
Janë të thjeshta dhe të mobiluara me dy krevate teke, nuk kanë krevate dopjo dhe ofrojnë të gjitha facilitet e nevojshme, si telefon në dhomë dhe një tualet me dush si dhe artikuj tualeti pa pagesë. Shërbimi Wi-fi mund të ofrohet në dhomë përkundrejtë një pagesë shtesë, për të cilën do merrni më shumë informacion në recepsion. Të gjitha dhomat ofrojnë një ballkon ose një tarracë të mobiluar me një tavolinë dhe 2 karrige për pushuesit në mënyrë që të relaksohen përgjatë ditës duke patur përpara pamje nga deti, kopshti, pishina ose mali. Çarçafet e krevateve ndërrohen çdo dy ditë, ndërsa pastrimi i dhomave bëhet çdo ditë. Dhomat comfort kanë kondicioner,  televizor, frigorifer.

DHOMAT  SUPERIORE:
Dhomat Superiore janë nga dhomat e hotelit që janë restauruar në vitin 2011 dhe janë të pajisura me të gjitha komoditetet e mundshme edhe moderne që një pushues dëshiron dhe ka nevojë përgjatë pushimeve të tija. Ato kanë televizor me antenë satelitore, frigorifer,  ajër të kondicionuar.  Ofrojnë tualete, të cilat kanë tharëse flokësh, dush dhe produkte tualeti. Wi-Fi është i disponueshem në çdo dhomë superiore përkundrejtë një pagesë shtesë. Gjithashtu të gjitha dhomat ofrojnë një ballkon të pajisur me një tavolinë dhe 2 karrige ku mund të qetësoheni përgjatë ditës, të cilat janë me pamje nga kopshti ose deti.  Çarçafet e krevateve dhe peshqirët ndërrohen çdo dy ditë, ndërsa dhomat pastrohen çdo dy ditë.

DHOMAT FAMILJARE SUPERIORE:
Janë të pajisura me frigorifer si dhe televizor me antenë satelitore dhe ofrojnë një komfort dhe një privatësi të admirueshme. Tualetet e tyre janë të pajisura me tharëse flokësh , me dush si dhe gjithashtu me produkte për tualete.  Shërbimi i Wi-Fi është i është i disponueshem në çdo dhomë superiore përkundrejtë një pagese shtesë. Gjithashtu të gjitha dhomat ofrojnë një ballkon të pajisur me një tavolinë dhe 2 karrige ku mund të qetësoheni përgjatë ditës, të cilat janë me pamje nga kopshti ose deti.  Çarçafet e krevateve dhe peshqiret ndërrohen çdo dy ditë, ndërsa dhomat pastrohen çdo dy ditë.  Këto dhoma janë vetëm me një ambjent, jo me dy dhoma. Krevatet e fëmijëve janë krevate marinari, në të cilat mund të akomodohen fëmijë deri në moshën 13.9 vjeç. Tek ky tip dhome nuk mund të akomodohen më pak se 2 të rritur dhe 2 fëmijë.

DHOMAT FAMILJARE ME DY DHOMA GJUMI:
Dhomat Familjare me Dy dhoma Gjumi janë Shtëpizat e vogla – Bungalows dhe janë të përbëra nga dy dhoma dy ambjente për të ofruar me tepër privatësi.  Këto shtëpizat e vogla kanë një tualet të përbashkët për të dya dhomat e shtëpizës. Të gjitha dhomat janë të pajisura me ajër të kondicionuar, frigorifer,  televizor me antenë satelitore.  Shërbimi i Wi-Fi është i është i disponueshëm në çdo dhomë superiore përkundrejtë një pagesë shtesë. Çarçafet e krevateve dhe peshqirët ndërrohen çdo dy ditë, ndërsa dhomat pastrohen çdo dy ditë. 

Më Shume Detaje: Koncepti “All Inclusive “ pėrfshin:
- Mėngjesin bufe, Drekėn dhe Darkėn.
- Pijet e vendit alkoolike si Uzo, Raki, Birra vendi dhe pije jo alkoolike, pije freskuese dhe lėngje frutash vendi, kafe, caj.

Hoteli gjihashtu ofron:
- Sistem zgjmi;
- Zona ku ndalohet duhani;
- Pastrim dhomash;
- Zėvendėsim ēarēafesh dhe peshqirėsh;
- Shėrbime zyre (fotokopje, fax, mail, shėrbime Courier);



Messonghi Beach 3* Superior

LISTA E ĒMIMEVE

Ēmimet e dhomave

» Dhomė Comfort Pamje nga Deti (Max: 3 Rritur) Tarifa
nga 16/06/2017 nė 30/06/2017
€ 119.60
nga 01/07/2017 nė 15/07/2017
€ 132.25
nga 16/07/2017 nė 31/07/2017
€ 143.75
nga 01/08/2017 nė 25/08/2017
€ 156.40
nga 26/08/2017 nė 31/08/2017
€ 143.75
nga 01/09/2017 nė 16/09/2017
€ 136.85
nga 17/09/2017 nė 26/09/2017
€ 113.85
» Dhomė Superiore Pamje nga Kopshti (Max: 3 Rritur) Tarifa
nga 16/06/2017 nė 30/06/2017
€ 127.65
nga 01/07/2017 nė 15/07/2017
€ 139.15
nga 16/07/2017 nė 31/07/2017
€ 151.80
nga 01/08/2017 nė 25/08/2017
€ 163.30
nga 26/08/2017 nė 31/08/2017
€ 151.80
nga 01/09/2017 nė 16/09/2017
€ 143.75
nga 17/09/2017 nė 26/09/2017
€ 120.75
» Dhomė Familjare Comfort me Krevat Marinari Pamje nga Kopshti (Max: 2 Rritur + 2 Fėmijė) Tarifa
nga 16/06/2017 nė 30/06/2017
€ 119.60
nga 01/07/2017 nė 15/07/2017
€ 132.25
nga 16/07/2017 nė 31/07/2017
€ 143.75
nga 01/08/2017 nė 25/08/2017
€ 156.40
nga 26/08/2017 nė 31/08/2017
€ 143.75
nga 01/09/2017 nė 16/09/2017
€ 136.85
nga 17/09/2017 nė 26/09/2017
€ 113.85
» Dhomė Familjare Superiore me Krevat Marinari (Max: 2 Rritur + 2 Fėmijė) Tarifa
nga 16/06/2017 nė 30/06/2017
€ 127.65
nga 01/07/2017 nė 15/07/2017
€ 139.15
nga 16/07/2017 nė 31/07/2017
€ 151.80
nga 01/08/2017 nė 25/08/2017
€ 163.30
nga 26/08/2017 nė 31/08/2017
€ 151.80
nga 01/09/2017 nė 16/09/2017
€ 143.75
nga 17/09/2017 nė 26/09/2017
€ 120.75

Ēmimet pėr dhomė, akomodimi all inclusive

Nga Data: Deri datė: Dhomė