Nuk u gjet asnjë njoftim.
Dita e Parë. Fluturimi Tiranë - Narita, Tokio nëpërmjet Stambollit. Nisja nga Tirana në orën 07.00, Mberritja në Stamboll në orën 10.40. Nisja nga Stambolli në orën 15.20.
Dita e Dytë. Mbrritja në Tokio në orën 08.40. Pritja në Aeroportin Narita, Tokio. Nisja për në Tokio. Mbërritje ne hotel. Shëtitje e lire panoramike me transport publik. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë. Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Tokio: Observatori i Ndërtesës Qeveritare, Përmendore Meiji Shrine, Pallati Perandorit, Shibuya, Tempulli Sesoji në Asakusa. (Opsionale) Mbyllet me shëtitje në Kroçiere Lumore Sumida, Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt. Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Nikko. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mberritje në Nikko. Vizitë e Toshogu Shrine dhe Ujëvarës Kegon. Kthimi në Tokio. Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë. Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Malin Fuji. Ndalesë në Fuji. Vazhdimi për në Fuji Kawaguchiko. Ndalesë e shkurtër. Nisja për në Nagoya. Udhëtmi zgjat rreth 4 orë pa ndalesa. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Gjashtë. Mëngjesi në Hotel. Vizitë rreth 2 orë në Nagoya tek atraksionet kryesore, Vazhdimi i udhëtimit për në Kyoto. Vizitohet Tempulli Kinkakuji dhe Fushimi Inari Shrine. Vazhdimi i udhëtimit për në Osaka. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Shtatë. Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Osaka e Kështjelles së Osakes dhe Umeda Sky Building. Nisja për në Kobe. Vizitë në portin e Kobe dhe fabrikës së prodhimit të pijes vëndase Sake. Transferimi për në Aeroportin e Osakës. Nisja nga Osaka në orën 22.30.
Dita e Tetë. Mberritja në Stamboll në orën 05.40. Nisja nga Stambolli në orën 11.35. Mberritja në Tirane në orën 11.15.