Nga Data: Deri datė: Dhomė

Pranverė nė Zyrih dhe Bazel, 4 Ditė €379

Zvicer

Zvicer

Dita e Parë, 16 Mars 2018. Nisja nga Tirana për në Aeroportin e Prishtinës. Fluturimi me avion për në Bazel. Nisja në orën 14.35. Mbërritja në orën 16.55. Transferimi në Bazel. Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Wettsteinbrücke mbi lumin Ren qe përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita e Dytë, 17 Mars 2018. Mëngjesi në hotel. Në orën 08:00 do të nisemi për në Zyrih. Mbërritja në Zyrih në orën 09:00. Vizitë e qytetit nga Quaibrücke duke vizituar fillimisht sheshin Seschelaütenplatz ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster dhe Fraumünster dhe Peterkirche. Vazhdohet tek distrikti universitar, Lindenhof dhe në Bulevardin më të njohur të qytetit, në rrugën tregtare Bahnhofstasse. Nisja për në Lucernë gjatë drekës, udhëtimi zgjat 1 orë. Lucernë njihej si "Qyteti i Urave" në Mesjetë. Në Lucernë vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löwendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj Kthimi në Zyrih. Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë, 18 Mars 2018. Mëngjesi në Hotel. Në mëngjes nisja për në Bernë, në kryeqytetin Zviceran. Në qytet vizitohet qyteti i vjetër, i cili është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO. ku shëtitet për të vizituar Rathaus, vendi ku gjendej shtëpia e Albert Einstein, Katedralen e Bernës, Kullën e sahatit me urën astronomike e cila njihet me emrin Zytglogge, dhe sheshin Marktplatz. Gjatë pasdites vazhon udhëtimi për në Lozanë për të vizituar qytetin. Vizitohet pjesa e Vieux Ville, pra qyteti mesjatar si dhe katedralja madhështore e qytetit, Port Ouchy, Cite, etj. Kthimi për në Zyrih. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt, 19 Mars 2018. Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Bazelit. Fluturimi Bazel - Prishtinë. Nisja në orën 16.35. Mbrritja në 18.45. Transferta me autobus për në Shqipëri.

Me Shume Detaje: Ēmimi pėr person tė Rritur nė Dhomė Dyshe 379 Euro
Nė pagesė pėrfshihen:
1. Udhėtimi vajtje-ardhje me avion Prishinė - Bazel - Prishinė.
2. Transferim Vajtje Ardhje me autobus Tiranė - Aeroporti i Prishtinės
3. Transfertat dhe shėtitjet me autobus nė Zvicėr.
4. Akomodim nė hotel pėr 3 netė qėndrimi.
5. Mėngjeset pėr tė gjitha ditėt e udhėtimit.
6. Shoqėrues shqiptar gjatė qėndrimit jashtė Shqipėrisė.
7. Lejohet tė merret me vete nė avion vetėm njė bagazh me pėrmasa deri nė 56 x 45 x 25cm. (Kujdes - Mbi kėto pėrmasa dhe Bagazh pėr checkin ka shpenzime ekstra).
Nė pagesė nuk janė pėrfshirė:
1. Gjithshka qė nuk ėshtė pėrmendur nė kėtė program.
2. Hyrjet nė monumente dhe muzeume.

Pranverė nė Zyrih dhe Bazel, 4 Ditė €379

LISTA E ĒMIMEVE

Ēmimet e dhomave

» Pranverė
nga 16/03/2018 nė 19/03/2018
Tarifa »
Dhomė Standart (Max: 3 Rritur)
€ 379.00


Ēmimi pėr person tė Rritur nė Dhomė Dyshe

Eksploro

MĖ SHUMĖ OFERTA SPECIALE!

Nga Data: Deri datė: Dhomė