Nga Data: Deri datė: Dhomė

Netėt e Bardha nė Rusi, 6 Ditė €699

Rusi

Rusi

Dita e Parë, 20 Qershor 2017: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Tivatit në Mal të Zi. Fluturimi direkt Tivat - Shën Petersburg. Nisja nga Tivati në orën 11.05, Mbrritja në Shën Petersburg në orën 15.25 me orën Ruse. Fillimisht do të fillojmë me një guidë panoramike të qytetit për t'u njohur me qytetin Rus që u krijuar për t'u bërë kryeqytet i Rusisë nga Pjetri i madh. Ku fillimihst do të vizitohet Moskoski Vorata, harku i triumfit në rrugës që historikisht ka lidhur dy kryeqytet Ruse. Do vazhdojmë vizitën në Bulevardin Kryesor i qytetit Nevski Prospekt dhe më vonë tek Fortesa e Pjetrit dhe e Palit si dhe Katedralen qe gjendet në atë ishull. Do të vazhdojë shëtitja dhe guida tek Kollona Rostal, Kaloresi Prej Bronzi si dhe në fund Katedralja më e bukur e Shën Petersburgut, ajo e Shpëtimtarit tonë që derdhi gjak. Transferimi në Hotel në Shën Petersburg. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e Dytë, 21 Qershor 2017: Mëngjes në Hotel. Vizita e parë e mëngjesit do të fillojë me Katedralet e mrekullueshme Navale të Shën Nikollës dhe pastaj do të vazhdojmë tek Muzeu Rus in Shën Petersburgut. Ne mesditë do të vizitohet Pallati Yusupov në Lumin Moika. Pasite do të vizitohet Pallati i veçantë i Rusisë Peterhof si dhe kopshtet e jashtëzakoshme të tij. Gjatë darkës do të vizitohet edhe Katedralja madhështore e Shën Isakut. Transferimi në hotel. Darka e lirë.

Dita e Tretë, 22 Qershor 2017: Mëngjesi në Hotel. Dita e fundit do të vazhdojë me një vititë panoramike tek Katedralja Smolny dhe më vonë do të vizitohet një nga Pallatet më te veçantë në të Shën Petersburgu, Pallati Pavlovsk. Gjatë mesditës do të vizitohet një prej pallateve më të bukura në Rusisë, Pallati i Shën Katerinës. Gjatë pasdites do të vizitohet Muzeu më i rendësishëm i Rusisë me fame botërore Muzeu i Artit Hermitazh. Darkën do ta kalojmë tek Qëndra tregtrare Galerija. Gjatë orës 23.48 do të nisemi me trenin Grand Express Lux për në Moskë. Akomodimi në tren në kabina 4-she ose 2-she, te cilat kanë një pagesë shtesë.

Dita e Katërt, 23 Qershor 2017:  Mëngjesi në tren. Mbërritje në Moskë rreth orës 8.40. Do të fillojmë vizitën e Moskës me një vizitë tek zona ku gjendet universiteti i Moskës Lomonosov, në një kodër ku do të duket i gjithë qyteti i Moskës. Vazhdojmë shëtijen në kodrën Poklonnaya si dhe harkun e triumfit të qytetit. Më pas do vizitojmë Kështjellën Kolomenskoye. Gjatë pasdites do të shkojmë tek Galeria Tetyakov edhe më vonë tek Parku Gorki. Vazhdimi do të jetë tek Parku i monumenteve të rëna. Transferimi në hotel në Moskë. Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë, 24 Qershor 2017: Mëngjesi në Hotel. Vizita do të vazhdojë tek Sheshi më i famshëm i Rusisë, Sheshi i Kuq, ku do të vizitohen Katedralja e Shën Vasilit,  Muzeu i Kremlinit dhe Parzmoreve, Kompleksi i Katedraleve, Kopshti i Aleksandrit, Monumenti i Ushtarit të Panjohur, Teatri me i famshëm në botë i baletit Balshoi. Gjatë pasdites do të vizitohet Pallati Kuskovo. Në fund do shkohet tek Kulla më e lartë e qytetit, e cila ka qënë kulla më e lartë në botë, Kulla Ostankino. Kthimi në hotel, darka e lirë.

Dita e Gjashtë, 25 Qershor 2017: Transferimi për në Aeroportin Domodedovo rreth orës 02:45 të mëngjesit. Udhëtim me avion nga Moska për në Podgoricë. Nisja në orën 05.30 të mëngjesit. Mbërritja në Podgoricë në orën 07:40 të mëngjesit. Transferimi me autobus nga Podgorica për në Tiranë.

Opsionale: 

1. Paketa e lehtë prej 100 Euro për person përfshin vizitat në:

a. Shën Petersburg:
 - Muzeu Hermitazh;
 - Pallati Peterhof;
 - Pallati i Katerines;

a. Moskë:
 - Muzeu i Kremlinit edhe i Parzmoreve;
 - Muzeu Kombetar Tetryakov;
 - Katedralja e Shen Vasilit;

2. Paketa e plotë prej 190 Euro për person përfshinë vizitat brenda në monumentet si: 

a. Shën Petersburg: 
 - Fortesa e Shën Pjetrit edhe e Palit;
 - Kisha e Zotit Shpëtimtar që derdhi gjakun e tij;
 - Pallati Yusupov;
 - Katedralja e Shën Isakut;
 - Muzeun Hermitazh; 
 - Pallati Pavlovsk; 
 - Pallati Peterhof;
 - Pallati i Katerinës;

b. Moskë:
 - Muzeu i Kremlinit edhe i Parzmoreve; 
 - Kompleksi i Katedraleve në Kremlin; 
 - Katedralja e Shën Vasilit; 
 - Pallati Kuskovo; 
 - Galeria Shtet
ërore Tretyakov;
 
- Parku Kolomenskoye;

 - Kulla Ostankino; 

 

3. Shtesa për Kabinë 2-she (Klasi A) në Trenin Grand Express Lux kushton 55 Euro për person. Nqs kërkoni kabina dyshe në First Class, do te konfirmohen vetëm nqs ka disponibilitet treni atëhere kur ju do bëni kërkesën.

Me Shume Detaje: Me Shume Detaje: Nė pagesė 699 Euro janė pėrfshirė:
- Fluturimi vajtje – ardhje me avion Tivat - Shėn Petersburg dhe Moskė - Podgoricė.
- Transferimi me autobus nga Tirana nė Tivat dhe Podgoricė - Tiranė.
- Akomodimi nė hotele me 4 yje.
- Tranporti nga Shėn Petersburgu nė Moskė me trenin Grand Express Lux nė kabina 4-she.
- Mėngjeset per te gjitha ditėt e qėndrimit nė hotelet dhe nė tren.
- Shoqėrues shqiptar gjate gjithė kohės.
- Shėtitjet me autobus nė dispozicion sipas programit.

Nė pagesė nuk janė pėrfshirė:
- Pagesa e vizės prej 70 Euro.
- Siguracioni i udhėtimit pėr shėndetin.

Netėt e Bardha nė Rusi, 6 Ditė €699

LISTA E ĒMIMEVE

Eksploro

MĖ SHUMĖ OFERTA SPECIALE!

Nga Data: Deri datė: Dhomė