Nga Data: Deri datė: Dhomė

Pranverė nė Dubai, 5 Ditė €599

Emiratet Arabe

Emiratet Arabe

Dita e Parë: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi Shkup - Dubai. Paraqitja ne Check in 2 ore para nisjes dhe njohja me Guiden. Nisja nga Shkupi në orën 13.55, Mbrritja në Dubai në orën 20.55. Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund do të udhëtojl tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qëndra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatervani Kërcimtar.

(Opsionale),
Xhiro në perëndim tek rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgervishtësave në Dubai. Me piknisje në clubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro do tju japi mundesinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.

(Opsionale), Darke magjepsese me pamje nga shfaqja me e bukur ne qytet - Shatervani Kercimtar ne Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te perfshire (uje ose pije freskuese) bashke me transferten nga Hoteli.

Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed*, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj).

(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.
Kthimi në Dubai. Fjetje në Hotel.

Dita e Peste: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi Dubai - Shkup. Nisja nga Dubai në orën 09.20. Mbrritja në Shkup në orën 12.55. Nisja nga Shkupi me Autobus për në Tiranë. Mbrritja ne Tirane.

Nisja më 5, 12 Mars

Akomodimi Grupi 5-9 Mars - Park Inn By Radisson 4**** Motor City, Dubai, EBA - https://bit.ly/2tIm7nc

Akomodimi Grupi 12-16 Mars - Ibis Styles 4**** Dubai Aiport, Dubai, EBA - https://bit.ly/2QZtCOy

Me Shume Detaje: Ēmimi pėr person tė Rritur nė Dhomė Dyshe pėrfshin:
• Transferimi Vajtje Ardhje me autobus nga Tirana nė Aeroportin e Shkupit.
• Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
• Transfertat nga Aeroporti nė Hotel dhe anasjelltas
• Akomodimi nė Hotel nė Dubai.
• Mėngjezet nė Hotel.
• Shėtitjet me Autobus sipas Programit.
• Shoqėrues nė shqip gjatė gjithė udhėtimit.
• Guida vendase nė disa Shėtitje.
Shėnim: Nė cmim nuk pėrfshihet tarifa e vizės sė hyrjes nė Dubai prej 79 Euro dhe tė gjitha shėrbimet Opsionale.

Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:
1. Shtesė pėr Vizė Hyrje - €79
2. Xhiro me Anije Catamaran nė Dubai Marina me transfertė - €42
3. Darke 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervani - €37
4. Ngjitje nė Ndėrtesėn mė tė lartė Burj Khalifa me transfertė- €55
5. Biletė hyrje tek Dubai Frame me transfertė - €47
6. Shėtitje dhe Darkė Safari nė Shkretėtirė me transfertė- €47

*Shėnim: Nuk lejohet hyrja nė xhami pėr Femrat qė nuk plotėsojnė kushtet pėr njė veshje tė pėrshtatme si mėposhtė:
1. Krahėt dhe Kėmbėt e mbuluar me copė jo-transparente. 2. Mbulimi i Flokėve me njė shami jo-transparente.

Pranverė nė Dubai, 5 Ditė €599

LISTA E ĒMIMEVE

Ēmimet e dhomave

» Pranverė I
nga 05/03/2020 nė 09/03/2020
Tarifa »
Dhomė Standart (Max: 3 Rritur)
€ 599.00


» Pranverė II
nga 12/03/2020 nė 16/03/2020
Tarifa »
Dhomė Standart (Max: 3 Rritur)
€ 599.00


Ēmimi pėr person tė Rritur nė Dhomė Dyshe

Eksploro

MĖ SHUMĖ OFERTA SPECIALE!

Nga Data: Deri datė: Dhomė