Nuk u gjet asnjë njoftim.
Dita e Parë: Fluturimi Tiranë - Bari. Nisja nga Tirana më 06.15. Mbrritja në Bari në orën 06.50 . Nisja me Autobus për në në Polignano al Mare. Vizitë e shkurtër.
Vazhdon udhëtimi për në Monopoli. Vizitë e shkurtër e Qytetit të Vjetër,
Kështjellës së Kalos V dhe Katedralja e Monopolit. Nisja për në Alberobello.
Vizitë e Shtëpive Tradicionale Konike Trullo. Vazhdon udhëtimi
për në Matera. Vizitë në Qytetin e Gurtë të Shpellave. Vizitohen: Sassi,
Katedralja e Materas, Kishat Rupestriane. Vazhdon udhëtimi për në Altamura.
Vizitë e shkurtër e qytetit: Piazza Duomo, Katedralja. Sistemimi dhe Fjetje në
Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjes në Hotel. Nisja me Autobus për në Barleta. Vizitë në Barletta: Katedralja,
Santa Maria Maggiore, Basilica Santa Sepolcro, Kalaja Svevo Barletta. Vazhdon
udhëtimi për në Trani. Vizitë në Trani: Kështjella e Tranit, Basilica e San
Nicolas, Vazhdon udhëtimi për në Bari. Vizitë e Monumenteve kryesore të
Qytetit: Katedralja San Sabino, Basilica San Nicola, Kështjella Normanno Svevo,
Piazza Mercantile. Transferta për në
Aeroportin e Barit. Fluturimi Bari - Tiranë. Nisja nga Bari në orën 23.20.
Mbërritja në Tiranë në orën 00.15
Në pagesë përfshihen:
1. Fluturimi Vajtje-Ardhje Tiranë - Bari.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në Hotel.
4. Mëngjeset në Hotele.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3, Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish
jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbërritjes mund të ndryshojnë nga
Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe
spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe
Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga
qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi
Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në
qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si
Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.