Kroçiere në Dubai dhe Abu Dhabi

1278 €

Detajet e turit

Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Abu Dhabi. Nisja nga Tirana në orën 18:10 - Mbrritja në Abu Dhabi në orën 01:25 . Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. 
Opsionale:  Parku Ujor Yas Waterworld Abu Dhabi 
Opsionale: Parku Lojrave Ferrari World
Imbarkimi në Kroçieren MSC Opera. Nisja në orën 21.00. Darkë në Kroçiere.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Dubai në orën 08.00. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qendra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatërvani Kërcimtar.
Drekë në Kroçiere.
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
Darkë në Kroçiere.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Kroçiere.
(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit.
Drekë në Kroçiere.
(Opsionale), Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
Darkë në Kroçiere. Nisja në orën 21.00.

Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Abu Dhabi në orën 06.00. Transferta në Aeroportin e Abu Dhabit. Fluturimi direkt Abu Dhabi  - Tiranë . Nisja nga Abu Dhabi në orën 14:05 - Mbrritja ne Tirane 17:35.


Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me Avion Tiranë - Abu Dhabi - Tiranë
2. Shëtitjet me Autobus në Dubai dhe Abu Dhabi. 
3. Akomodim 3 net në Kroçieren MSC Opera.
4. Mëngjeset, Drekat dhe Darkat në Kroçiere.
5. Shoqërues Shqiptar gjatë udhëtimit.
6. Shfaqje, Karaoke, Hyrja në Disko, Sauna dhe aktivitete të ndryshme në Kroçiere.
7. Taksat Portuale.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në Monumentet dhe Muzeumet.
3. Ekskursionet që ofron Kroçierja.
4. Ekskursionet tona Opsionale.
5. Bakshishi në Kroçiere dhe Bakshishe të ndryshme
6. Siguracioni Shëndetësor
Kujdes:
- Shoqëruesi ynë ofron asistencë gjatë udhëtimit në Kroçiere,
- Rekomandohen Bakshishe në Kroçiere €10 për të Rritur dhe €5 për Fëmijë në natë.

Kroçiere në Dubai dhe Abu Dhabi

Zgjidhni hotelin


Datat e nisjeve
Nisja: 23-11-2022
Çmimi Total

1278 €
Data të tjera

s