Paris dhe Mont Saint Michel


Detajet e turit

Dita e Parë: Udhëtimi me avion direkt Tiranë - Paris. Nisja në orën 18:20. Mbrritja në Paris në 21:20. Transferimi për në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive. Vizitë në Muzeun e Luvrit. Kthimi dhe akomodimi në hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në: Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame, Tour Eiffel. Shëtitje panoramike ku do të shikohen Panteoni, Opera de Garnier, Sheshi Bastille dhe Opera më e madhe e Francës. Kthimi dhe akomodimi në hotel. 

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Opsionale: Vizitë në Versajë. Vajtje në Versajë €15. Kush dëshiron të vizitojë brenda, hyrja kushton €18. (Për Hyrjen duhet rezervuar në avancë)

Transferimi për në Rennes. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Dinard. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Shëtije rreth 1 orë në Dinard. Vazhdimi për në Saint Malot. Udhëtimi zgjat 0.5 orë. Shëtitje rreth 1 orë. Vazhdimi për në Mont Saint Michel. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Shëtitje në Ishullin e Famshëm Mont Saint Michel. Kthimi për në Paris, Beauvais Aeroport. Udhëtimi zgjat rreth 4.5 orë. Fluturimi direkt Paris - Tiranë. Nisja  në orën 21:50. Mbrritja në Tiranë në orën 00.30.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel 3* për 4 net qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 20 x 25 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Lundrimi me Anije.

Paris dhe Mont Saint Michel

Datat e nisjeve
Nisja: 04-10-2022
Çmimi Total

998 €
Data të tjera

s