Vjeshtë në Izrael dhe Detin e Vdekur

1398 €

Detajet e turit

Dita e Parë: Fluturimi nga Tirana për në Tel Aviv, nëpërmjet Stambollit. Nisja nga Tirana 02.20. Mbërritja në Stamboll në 06.00. Nisja nga Stambolli më 08.05 dhe mbërritja në Tel Aviv në 09.10. Pritja në aeroportin Ben Gurion nga përfaqësuesit tanë. Udhëtimi për në Bethlehem. Vizitë e qytetit në pikat me interesante. Akomodimi dhe darka në hotel në Bethlehem.


Dita e Dytë: Mëngjesi ne hotel. Nisja për Jeruzalem. Do të fillojë vizita me Muzeumin e Izraelit, ku është dhe libri i shenjtë që përmban Mbishkrime të Detit të Vdekur dhe modelin e lashtë të Jeruzalemit. Aty afër gjendet Knesseti, kuvendi i Izraelit si dhe Menorah, siboli i lashtë izraelit. Do të vazhdojmë me ngjitjen në Malin e Ullinjve për të shijuar pamjen spektakolare të qytetit të vjetër. Shëtitja vazhdon në Rrugën Dolorosa, kalohen Stacionet e Kryqit në drejtim të Kishës së Sepulchre së Shenjtë, që përmban kalvarin dhe varrin e ringjalljes. Vizitë e Murit Perëndimor, Vend i shenjtë për Izraelitët. Fjetja dhe darka në hotel në Bethlehem.


Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja me autobus për në detin e vdekur ku do te ndalojmë për 2 orë për t’u larë në detin e vdekur. Ndalesa e shkurtër në Al-Maghtasvendi ku u pagëzua Jezusi dhe pastaj do te shkojmë në parë për në Xheriko, qyteti më i vjetër i botës. Pranë këtij qyeti ndodhet Mali i Tundimit, ku Jezusi është tunduar si dhe Manastriri që gjendet aty afër. Më pas ndalesë për një vizitë në Beit Shan, një qytet i lashtë romak, ku janë restauruar shumë objekte të këtij qyteti, si rrugë, banjo publike, teatro. Vizita përfundon në Tiberias ku vizitohet qyteti përgjat detit te Galilesë. Sistemimi në Hotel në Nazaret ose Tiberias. Fjetja dhe Darka në hotel.


Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Shëtitje panoramike e Nazareth. Vizitë e Bazilikës së Annunciation. Vizitë e Guvës së pagëzimit, ku engjëlli Gabriel ju shfaq Shën Mërisë. Shikohet Shtëpia e Shën Mërisë dhe e Jozefit. Udhëtohet për në Haifa, qyteti i tretë në Izrael. Vizitohet Monumenti i Bahai dhe Kopshtet Persiane, ku nga duket dhe Mali i Karmel. Udhëtimi vazhdon për në  Tel-Aviv. Mbërritja në Tel Aviv. Vizitë në Neve Tzedek për të eksploruar lagjen moderne të qytetit të Tel Avivit. Më pas vizitë në Jaffa, lagja e vjeter e qytetit Tel Aviv. Shëtitje në këmbë nëpër rrugicat dhe galerive te artit. Sistemimi në Hotel. Fjetja dhe Darka në hotel në Netanya ose Tel Aviv.


Dita e Pestë: Transferimi për në Aeroport. Fluturimi i kthimit për në Tiranë, nëpërmjet Stambollit. Nisja nga Tel Aviv 07.20, Mbrritja në Stamboll në 10.30. Transferimi në Stamboll. Vizitëe Monumenteve në Stamboll. Kthimi pasdite vonë për në Aeroport. Nisja nga Stambolli në 22.05. Mbrritja në Tiranë në 21.55


Në pagesë përfshihen:

-Bileta e avionit vajtje – ardhje.
-Akomodimi në hotel te Kategorisë Turistike.
-Mëngjeset dhe darkat për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Izrael dhe Stamboll me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit
-Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Bakshishet për Shoferin e autobusit dhe Guidën në Izrael.

Vjeshtë në Izrael dhe Detin e Vdekur

Datat e nisjeve
Nisja: 25-11-2022
Çmimi Total

1398 €
Data të tjera

s