Udhëtim në Varshavë dhe Krakov

/
Detajet e turit

Dita e Parë: Udhëtimi me avion Tiranë - Varshavë. Nisja 0ra 15.20. Mbrritja në 17.30. Transferimi me autobus për në Qytet. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e Varshavës: Qyteti i Vjetër, i ndërtuar pas Luftës Dytë Botërore, Barbican, Katedralja e St. John, kisha më e vjetër dhe më e shquar, ku janë bërë festimet e shpalljes së Kushtetutës së Polonisë (Kushtetuta e parë në Europë dhe e dyta në botë), Muzeu Historik i Varshavës dhe Monumente të tjera. Pasdite vazhdon vizita ne Varshavë: Rruga Mbretërore me Rezidenca Aristokratike dhe Statuja, Komplexi Pallat dhe Park i Willanow, që ka shërbyer si Rezidencë verore për Mbretin Jan III Sobieski. Fjetje në Hotel. 


Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Czestochowa. Udhëtimi zgjat 3 orë. Vizitë e Kompleksit te Pelegrinazhit të Czestochowa: Jasna Gora dhe Black Madona. Vazhdim i Udhëtimit për në Auschwitz. Udhëtimi zgjat 2 orë. Vizitë në Ish Kampin Nazist të Përqëndrimit Auschwitz. Vazhdon udhëtimi për në Krakow. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Vizitë panoramike e qytetit të Krakovit: Kështjella Wawel, Ish Rezidencë e Mbretërve, Sheshi i Vjetër i Tregut, Kisha e St. Mary. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Paradite Vizitë në Minierën e Kripës në Wieliczka. Transferimi për në Aeroportin e Krakovës. Fluturimi me avion Krakovë - Tiranë. Nisja më 18.40 dhe Mbrritja në Tiranë më 20.35.


Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Varshavë dhe Krakovë - Tiranë.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel per 3 net qëndrimi.
4. Mëngjeset në Hotel sipas programit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

OPSIONALE 

Hyrje ne Memorialin dhe Muzeun e Auschwitz dhe Birkenau ( 30 €/person )

Hyrje ne Minieren e Kripes Wieliczka ( 35 €/person)

Kujdes:
Të gjitha rezervimet për Biletat e Hyrjeve bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit.

Udhëtim në Varshavë dhe Krakov

DATAT E NISJEVE
Nisja: 23-10-2024

23 Tetor
Çmimi Total

718 €
Nisja: 29-11-2024

29 Nëntor
Çmimi Total

798 €