Udhëtim në Varshavë dhe Krakov


Detajet e turit

Dita e Parë: Udhëtimi me avion Tiranë - Varshavë. Nisja 0ra 07.00. Mbrritja në 09.05. Transferimi me autobus për në Qytet. Vizitë panoramike e Varshavës: Qyteti i Vjetër, i ndërtuar pas Luftës Dytë Botërore, Barbican, Katedralja e St. John, kisha më e vjetër dhe më e shquar, ku janë bërë festimet e shpalljes së Kushtetutës së Polonisë (Kushtetuta e parë në Europë dhe e dyta në botë), Muzeu Historik i Varshavës dhe Monumente të tjera. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Paradite vazhdon vizita ne Varshavë: Rruga Mbretërore me Rezidenca Aristokratike dhe Statuja, Komplexi Pallat dhe Park i Willanow, që ka shërbyer si Rezidencë verore për Mbretin Jan III Sobieski. Pasdite të lirë. Fjetje në Hotel. 

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Czestochowa. Udhëtimi zgjat 3 orë. Vizitë e Kompleksit te Pelegrinazhit të Czestochowa: Jasna Gora dhe Black Madona. Vazhdim i Udhëtimit për në Auschwitz. Udhëtimi zgjat 2 orë. Vizitë në Ish Kampin Nazist të Përqëndrimit Auschwitz. Vazhdon udhëtimi për në Krakow. Udhëtimi zgjta rreth 1.5 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Paradite Vizitë panoramike e qytetit të Krakovit: Kështjella Wawel, Ish Rezidencë e Mbretërve, Sheshi i Vjetër i Tregut, Kisha e St. Mary. Pasdite Vizitë në Minierën e Kripës në Wieliczka.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Të lirë deri në Transferimin për në Aeroportin e Katowice. Fluturimi me avion Katowice - Tiranë. Nisja më 14.30 dhe Mbrritja në Tiranë më 16.30.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Varshavë dhe Katowice - Tiranë.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel per 4 net qëndrimi.
4. Mëngjeset në Hotel sipas programit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Udhëtim në Varshavë dhe Krakov

Datat e nisjeve
Nisja: 05-09-2022
Çmimi Total

798 €
Data të tjera

s