Stamboll, Selanik Sofje


Detajet e turit

Dita e Parë: Nisja nga Tirana në oren 05.00 am dhe udhëtimi me autobuz nëpërmjet Kapshticës për në Selanik. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Selanik. Sistemimi në Hotel.

Dita e Dytë: Mengjesi në hotel. Paradite, Vizitë panoramike e Selanikut, vizitohen: Sheshi Aristotel, Kulla e Bardhë, zona Tsimiski dhe monumente të tjera historike të qytetit. Vazhdon udhëtimi për në Stamboll. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Stamboll. Sistemimi në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahce, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, Nisja me Autobus për në Akuarium.

Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve.

Hyrja 17 Euro – Qëndrimi 2 orë

Në mbrëmje, Nisja për në Kroçiere për Shëtitje në Bosfor gjatë Natës, Darkë me Pije pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke. Hyrja 35 Euro – Qëndrimi 3 orë. Kthimi në Hotel. Fjejte në hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor).
OPSIONALE: Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. 

Vazhdon udhëtimi drejt kodres Pierre Loti.

Pierre Loti eshte nje koder ne zonen EyüpSultan ne Stamboll dhe kete emer e ka mare nga shkrimtari francez Pierre Loti, emri i vertete i te cilit eshte Julian Viaud. Ngjitja  behet me teleferik dhe nga aty mund te shijoni pamjen e mrekullueshme qe ofron ngushtica Halic (Briri i arte).

Ngjitja me teleferik 5 euro. Qendrimi 1 ore.

Nisja për në Sofje. Mbrritje në Sofje. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore te qytetit të Sofjes. Udhëtimi i kthimit me autobus për në Tiranë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Tiranë.


Me Shume Detaje: Në pagesën përfshihen:
-Udhëtimi vajtje – ardhje me autobus,
-Akomodimi në hotel me 3 yje në Stamboll, Sofje dhe Selanik,
-Mëngjezet për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit


Stamboll, Selanik Sofje

Datat e nisjeve
Nisja: 25-11-2022
Çmimi Total

0 €
Data të tjera
Nisja: 22-12-2022
Krishtlindjet
Çmimi Total

298 €

s