Udhëtim në Romë - Firence

/
Detajet e turit

Dita e Parë: Nisja nga Tirana me avion për në Pisa. Nisja më 20.05. Mbrritja në Pisa më 21.55. Transfertë nga Aeroporti në qytetin e Pizës. Vizitë e shkurtër në Piza. Transferta për në Firence. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita e Dytë:  Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të tij. Vizitohet Piazza Della Signora, shëtitje në Sheshin D’Uomo, Sheshi San Lorenzo, Muzeu Davide, Sheshi San Maria Novella, San Trinita, Ponte Vecchio dhe Pallati Piti. Nisja për në Romë. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë pa ndalesa. Gjatë rrugës ndalesa të shkurtra për ushqim dhe kafe. Mbrritja në Romë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumeneteve kryesore të Romës si: Piazza Del Popolo, Via Del Corso, Fontana Di Trevi, Vazhdon vizita në Romë: Pantheon, Piazza Venezia, Piazza Di Spanja, Piazza Navona dhe Koloseum.  Fjetje në hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Vizitohen: Sheshi San Pietro, vazhdon vizita ne Vatikan ku vizitohet dhe Muzeu i Vatikanit dhe Kështjellën San Angelo. Transfertë  ë Aeroportin e Romës. Fluturimi për në Shqipëri. Nisja në orën 22.00. Mbrritja në Tiranë në  23.33.


Në pagesën përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tirane - Pisa - Rome - Tirane 
2. Transfertat dhe te gjitha shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodim në hotel.Ne Firenze dhe ne Rome.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Kujdes:
(Oraret e nisjes dhe mberritjes mund te variojn ne base te orarit te kompanis ajrore.)
Ne cdo rast programi zbatohet i plote.


Udhëtim në Romë - Firence

DATAT E NISJEVE
Nisja: 08-04-2023

8 Prill
Çmimi Total

878 €
Nisja: 30-04-2023

30 Prill
Çmimi Total

858 €