Udhëtim në Romë - Firence


Detajet e turit

Dita e Parë: Nisja nga Tirana me avion për në Pisa. Nisja më 11.20. Mbrritja në Pisa më 13.05. Transfertë nga Aeroporti në qytetin e Pizës. Vizitë e shkurtër në Piza. Transferta për në Firence. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të tij. Vizitohet Piazza Della Signora, shëtitje në Sheshin D’Uomo, Sheshi San Lorenzo, Muzeu Davide, Sheshi San Maria Novella, San Trinita, Ponte Vecchio dhe Pallati Piti. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita e Dytë:  Mëngjesi në Hotel. Nisja në ora 8.00 për në Romë. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë pa ndalesa. Gjatë rrugës ndalesa të shkurtra për ushqim dhe kafe. Mbrritja në Romë. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumeneteve kryesore të Romës si: Piazza Del Popolo, Via Del Corso, Fontana Di Trevi, Sistemimi dhe Fjetje në Hotel

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vazhdon vizita në Romë: Pantheon, Piazza Venezia, Piazza Di Spanja, Piazza Navona dhe Koloseum. Pasdite vizitohen: Sheshi San Pietro, vazhdon vizita ne Vatikan ku vizitohet dhe Muzeu i Vatikanit dhe Kështjellën San Angelo. Fjetje në hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Transfertë për në Aeroportin e Romës. Fluturimi për në Shqipëri. Nisja në orën 08.35. Mbrritja në Tiranë në 10.05.

Në pagesën përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Udhëtim në Romë - Firence

Datat e nisjeve
Nisja: 16-09-2022
Çmimi Total

738 €
Data të tjera
Nisja: 16-09-2022
16 Shtator
Çmimi Total

738 €

s