Udhëtim në Paris

/
Detajet e turit

Dita e Parë: Udhëtimi me avion direkt Tiranë - Paris. Nisja në orën 12:30. Mbrritja në Paris në 15:30. Transferimi për në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive. Vizite ne Kullen Eiffel. Lundimi me Anije ne Lumin Seine. Transferta per ne Versaje. Vizitë në Pallatin e Versajes dhe kopshtet e saj. Kthimi dhe akomodimi në hotel.


Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja per ne Muzeun e Louvrit dhe Vizita.Vizitë në: Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame. Shëtitje panoramike ku do të shikohen Panteoni, Opera de Garnier, Sheshi Bastille dhe Opera më e madhe e Francës. Kthimi dhe akomodimi në hotel. 


Dita e Katërt: Mengjesi ne Hotel. Nisja në drejtim të Galerive Lafajetë (Galeries Lafayette). Shopping Promenade.- Nisja në drejtim të lagjes moderne La Défense. Vizitë dhe dreka në Qendrën e madhe tregtare “Les 4 Temps”. Nisja nga La Défense në drejtim të Aeroportit. Fluturimi direkt Paris - Tiranë. Nisja  në orën 16:O5. Mbrritja në Tiranë në orën 18:40.


Shënim: 
Të gjithë Familjarët që do këkojnë Vizitë në Disneyland, Guida jonë në Paris i asiston per ti orjentuar për biletën e hyrjes në Disney. Biletën dhe transfertat e nevojshme i blejnë vetë. 


Në pagesë përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 23cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra). 

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Lundrimi me Anije.


Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
OPSIONALE:
1. Udhëtimi për në Pallatin e Versajës kushton €15 (ëmija deri në 10 vjeç paguan 7 euro)
2. Bileta për Hyrje në Pallatin e Versajës dhe vizita në Kopshtet e saj kushton €30 (fëmija deri në 10 vjeç paguan 15 euro)
3. Bileta për Hyrje në Louvre kushton €25 (fëmija deri në 10 vjeç paguan 15 euro)
4. Lundrimi në Lumin Seine është opsional. Pagesa dhe rezervimi bëhet tek guida.

Kujdes:
Të gjitha rezervimet për Biletat e Hyrjeve bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit.

JU LUTEM ZGJIDHNI OPSIONALET NE QOFTESE I DESHIRONI

Udhëtim në Paris

DATAT E NISJEVE
Nisja: 08-04-2024

8 Prill
Çmimi Total

798 €
Nisja: 18-04-2024

18 Prill
Çmimi Total

798 €
Nisja: 07-05-2024

7 Maj
Çmimi Total

858 €
Nisja: 24-05-2024

24 Maj
Çmimi Total

878 €