Udhëtim në Paris

Detajet e turit

Dita e Parë: Udhëtimi me avion direkt Tiranë - Paris. Nisja në orën  06:20. Mbrritja në Paris në 09:30. Transferimi për në Qytet. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive. Vizite ne Kullen Eiffel. Lundimi me Anije ne Lumin Seine. Transferta per ne Versaje. Vizitë në Pallatin e Versajes dhe kopshtet e saj. Kthimi dhe akomodimi në hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Nisja per ne Muzeun e Louvrit dhe Vizita.Vizitë në: Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame. Shëtitje panoramike ku do të shikohen Panteoni, Opera de Garnier, Sheshi Bastille dhe Opera më e madhe e Francës. Kthimi dhe akomodimi në hotel. 

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja në drejtim të Galerive Lafajetë (Galeries Lafayette). Shopping Promenade.- Nisja në drejtim të lagjes moderne La Défense. Vizitë dhe dreka në Qendrën e madhe tregtare “Les 4 Temps”.  Kthimi dhe akomodimi në hotel. 

Dita e Katërt: Mëngjesi ne Hotel. Nisja në drejtim të Aeroportit. Fluturimi direkt Paris - Tiranë. Nisja  në orën 10:05. Mbrritja në Tiranë në orën 12.40.


Kujdes
Fluturimi me Nisje më datë 30 Dhjetor është me Ryan Air
Nisja nga Tirana 09.05 - Mbrritja në 12.00
Nisja nga Parisi 06.20 - Mbrritja në 08.50

Shënim: 
Të gjithë Familjarët që do këkojnë Vizitë në Disneyland, Guida jonë në Paris i asiston per ti orjentuar për biletën e hyrjes në Disney. Biletën dhe transfertat e nevojshme i blejnë vetë. 


Në pagesë përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 23cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra). 

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Lundrimi me Anije.
4. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
OPSIONALE:
1. Udhëtimi për në Pallatin e Versajës kushton €15 (fëmija deri në 10 vjeç paguan 7 euro)
2. Bileta për Hyrje në Pallatin e Versajës dhe vizita në Kopshtet e saj kushton €35 (fëmija deri në 10 vjeç paguan 20 euro)
3. Bileta për Hyrje në Louvre kushton €25 (fëmija deri në 10 vjeç paguan 15 euro)
4. Lundrimi në Lumin Seine është opsional. Pagesa dhe rezervimi bëhet tek guida.

Kujdes:
Të gjitha rezervimet për Biletat e Hyrjeve bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit.

JU LUTEM ZGJIDHNI OPSIONALET NE QOFTESE I DESHIRONI

Udhëtim në Paris

Datat e nisjeve
Nisja: 10-12-2024

10 Dhjetor
Çmimi Total

726 €