Fjalkalimi i gabuar!
Nuk u gjet asnjë njoftim.
Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Pragë. Nisja më 13.30 - Mbrritje në Pragë më 15.40. Transferimi për në Hotel. Sistemim dhe fjetje në hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisje për në Karlovy Vary. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Shëtitje në Karlovy Vary. Kthimi për në Pragë. Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisje, për në Kutna Hora. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Shëtitje dhe vizita në Kutna Hora. Transferimi për në Aeroport. Fluturimi Direkt Pragë - Tiranë. Nisja më 16.55 - Mbrritje në Tiranë më 18.55.
Nisja për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri është me Wizzair:
Tirana 12.35 - Pragë 14.35
Pragë 15.10 - Tiranë 17.10