Udhëtim në Pragë

/
Detajet e turit

Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Pragë. Nisja më  12.15 - Mberritje në Pragë më 14:05.  Transferimi për në Pragë, Shëtitje e lirë në qytet. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita e Dytë:  Mëngjesi në hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel


Dita e Tretë:
 
Mëngjesi në Hotel. Nisje për në Karlovy Vary. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Shëtitje në Karlovy Vary. Kthimi për në Pragë. Fjetje në Hotel.


Dita e Katërt:
 Mëngjesi në Hotel. Nisje, për në Kutna Hora. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Shëtitje dhe vizita në Kutna Hora. Transferimi për në Aeroport. Fluturimi Direkt Pragë - Tiranë. Nisja më 14.45 - Mberritje në Tiranë më 16.40. 

Kujdes: Fluturimi do të bëhet ose me Ryan ose me Wizzair. Oraret janë të përafërta. Grupi që mbrrin më parë pret grupin tjetër.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.





Udhëtim në Pragë

DATAT E NISJEVE
Nisja: 28-07-2024

28 Korrik
Çmimi Total

858 €
Nisja: 23-08-2024

23 Gusht
Çmimi Total

798 €
Nisja: 13-09-2024

13 Shtator
Çmimi Total

798 €
Nisja: 20-09-2024

20 Shtator
Çmimi Total

798 €