Fjalkalimi i gabuar!
Nuk u gjet asnjë njoftim.
Dita e Parë: Fluturimi nga Tirana për në Bari. Nisja në orën 11.15. Mbrritja në Bari në orën 12.15. Transferta për në Napoli. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbrritja në Napoli. Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj. Mbrritja në Napoli. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Transferta për në port. Nisja me traget për në Ishullin Kapri. Shëtitje panoramike në Ishull, ku vizitohen: Vila Jovis, Kisha Santa Maria, Fari, Vila San Mikele, Kisha e San Michele Arcangelo. Kthimi me traget në Sorrento. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Shëtitje në Këmbë në Sorrento, ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Bazilika Sant Antonio etj. Nisja për në Positano me Autobus. Mbrritja sipër Positanos. (Kujdes, Autobuzi nuk lejohet të zbresë në qendër, Zbritja bëhet në këmbë.) Shëtitje në Positano, ku vizitohen: Kisha Santa Maria Assunta dhe Porti. Nisja per ne Amalfi me anije. Shëtitje në këmbë në Amalfi, ku vizitohen: Katedralja, Muzeu i Letrës, Chiostro del Paradiso, etj. Vazhdohet Udhëtimi për në Salerno me Autobus. Mbrritja në Salerno: shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Kështjella Arecchi, Katedralja Salernos, Kopshtet Minerva, Katedralja Salernos, Shëtitorja, etj. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Plazh në Salerno. Në orën 11.30, Transferta për në Aeroportin e Barit. Fluturimi Bari - Tiranë. Nisja nga Bari në orën 18.20. Mbrritja në Tiranë në orën 19.15