Rimini, Verona, Venecie

Detajet e turit

Dita e Parë: Nisja nga Tirana me avion për në Venecie. Nisja më 06.50. Mbrritja në Venecie më 08.30. Nisja për në Verona. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Veronës: Shtëpia Xhuljetës, Arena Veronës, Piazza Erbe, Arche Scaligere, Via Mazzini, Kulla Lamberti. Transfertë në Hotel pranë Venecies. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë:  Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore të Venecies: Piazza San Marco, Ura Rialto, Palazzo Ducale, Bazilika San Marco etj. Fjetje në Hotel


Dita e Tretë:
 Mëngjesi në Hotel. Nisja për në San Marino. Vizitë në San Marino: Kështjella dhe rrugicat karakteristike në San Marino. Kthimi për në Rimini. Vizitë e Monumenteve kryesore në Rimini: Ura Tiberius, Arch Augustus, Sheshi Tre Martiri, Piazza Cavour, Tregu vjetër i peshkut, Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. 


Dita e Katërt:
 Mëngjesi në Hotel. Transfertë për në Aeroportin e Riminit. Fluturimi për në Tirane. Nisja në orën 12.50. Mberritja në Tiranë në 14.10.


KUJDES 

 Taksen e hyrjes ne Venezia ka nje rregullore si vijon:

Paguhet online tek https://cda.ve.it/it 4 ditë përpara dates se hyrjes në qytet ose 10 euro nëse paguhet online tek https://cda.ve.it/it mbasi kalon katër ditëshi përpara datës së hyrjes në qytet. Taksa eshte e detyrushme te paguhet individualisht nga cdo vizitor , i cili duhet te pajiset me QR per te mund te hyre ne Venezia
Nga ky rregull perjashtohen  te gjithe femijet nen 14 vjec, te cilet duhet te rregjistrohen por nuk paguajn. 


Në pagesën përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Nuk është përfshirë Trageti dhe Taksa e Hyrjes në Venecie.
4. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Rimini, Verona, Venecie

Datat e nisjeve
Nisja: 13-06-2025

13 Qershor
Çmimi Total

639 €