Fjalkalimi i gabuar!
Nuk u gjet asnjë njoftim.
Dita e Parë: Paraqitja ne Check in 2 ore para nisjes dhe njohja me Guiden. Fluturimi Direkt Tiranë - Dubai. Nisja
nga Tirana në orën 13:50 - Mbrritja në Dubai në orën 21:10 .
Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund do të udhëtojl tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qëndra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatervani Kërcimtar.
(Opsionale), Xhiro
në perëndim tek rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije
Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me
përqëndrimin më të madh te qiellgervishtësave në Dubai. Me piknisje në clubin e
yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro do tju japi mundesinë të magjepseni
nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit
artificial Palm Jumeirah.
(Opsionale), Darke magjepsese me pamje nga shfaqja me e bukur ne
qytet - Shatervani Kercimtar ne Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije
te perfshire (uje ose pije freskuese) bashke me transferten nga
Hoteli.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Ngjitje
në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
(Opsionale) Mbasdite,
nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë
një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile
dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim Darkë me Zgarë Barbeque
në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve
dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Kthimi dhe
Fjetje në Hotel.
Dita
e Katërt: Mëngjesi në
Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të
gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed*, Poli
Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1,
Parku Ferrari,etj). Kthimi në Dubai.
(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë: Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai - Bali. Nisja nga Dubai në orën 09:10 - Mbrritja në Bali në orën 22.20. Transferta për në Resort. All Inclusive dhe Fjetje në Resort.
Dita e Gjashtë: All Inclusive dhe Fjetje në Resort.
Dita e Shtatë: All Inclusive dhe Fjetje në Resort.
Dita e Tetë: All Inclusive në Resort. Transferta në Aeroportin e Balit., në orën 20.00.
Dita e Nëntë: Fluturimi
Bali – Tiranë, nëpërmjet Dubait. Nisja nga Bali në orën 00.05. Mbrritja në Tiranë në
12.25.
Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe përfshin: