info@plazh.com +35542233997

Tur në Abu Dhabi dhe Dubai - Plazh në Emirate

1398 €

Detajet e turit

Dita e Parë: Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes.  Fluturimi Direkt Tiranë - Abu Dhabi. Nisja nga Tirana në orën 18:10 - Mbrritja në Abu Dhabi në orën 01:25 . Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari, etj). Kthimi në Dubai.

(Opsionale)Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.
Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatërvani Kërcimtar.

(Opsionale), Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
(Opsionale), Darkë me pamje nga shfaqja më e bukur në qytet - Shatërvani Kërcimtar në Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te përfshirë (ujë ose pije freskuese) bashkë me transfertën nga Hoteli.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në çmim: Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. 
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në çmim: Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Transferta për në Resort në një nga Plazhet e Emirateve, sipas zgjedhjes. Nisja nga Dubai në orën 11.00 - Mbrritja në Hotel. All Inclusive dhe Fjetje në Resort.

Dita e Gjashtë: All Inclusive dhe Fjetje në Resort.

Dita e Shtatë: All Inclusive dhe Fjetje në Resort. 

Dita e Tetë:  Transferta në Aeroportin e Abu Dhabit. Fluturimi direkt Abu Dhabi  - Tiranë . Nisja nga Abu Dhabi në orën 14:05 - Mbrritja ne Tirane 17:35.


Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe përfshin:


• Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel në Dubai dhe ose në Ras Al Khaimah, ose në Fujairah, os në Ajman dhe anasjelltas
• Akomodimi në Hotel në Abu Dhabi 1 natë dhe 3 net në Dubai 5* me Mëngjeset në Hotel.
• Akomodimi në Hotel në Plazhet e Emirateve me All Inclusive në Hotel.
• Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
• Shoqërues në shqip në Dubai.
• Guida vendase në disa Shëtitje.
Shënim: Në cmim nuk përfshihet tarifa e vizës së hyrjes në Dubai prej 79 Euro dhe të gjitha shërbimet Opsionale.

Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:
1. Shtesë për Vizë Hyrje - €79
2. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë - €42
3. Darkë 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervan - €37
4. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €55
5. Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë - €47
6. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €47 
*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente. 2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.
Kujdes:
1. Në Fluturimin me Wizzair është përfshirë vetëm çantë shpine.
Bagazh ekstra me pagesë shtesë.
2. Disponibiliteti dhe çmimi verifikohet edhe një herë në momentin e Rezervimit.

Tur në Abu Dhabi dhe Dubai - Plazh në Emirate

Zgjidhni hotelin


















Datat e nisjeve
Nisja: 26-11-2021
Çmimi Total

1398 €
Data të tjera
Nisja: 26-11-2021
26 Nëntor
Çmimi Total

1398 €

s