info@plazh.com +35542233997

Pranverë në Pulia, Taka e Çizmes së Italisë


Detajet e turit


Dita e Parë: Nisja me traget nga Durrësi në orën 22.00. Lundrimi për në Bari.

Dita e DytëMbrritja në Bari në orën 08.00. Nisja për në Polignano al Mare. Vizitë e shkurtër. Vazhdon udhëtimi për në Monopoli. Vizitë e shkurtër e Qytetit të Vjetër, Kështjellës së Kalos V dhe Katedralja e Monopolit. Vazhdimi i udhëtimit për në Alberobello. Vizitë e Shtëpive Tradicionale Konike Trullo. Vazhdon udhëtimi për në Brindisi. Vizitë e Monumenteve kryesore të qytetit si: Colonne Terminali, Kalaja Aragonese, Kisha Shën Maria dhe San Giovanni. Vazhdon udhëtimi për në Lecce. Vizitë e Monumneteve kryesore të qytetit, si: Basilica santa Croce, Kisha e Shën Marisë, Piazza del Duomo dhe Sant’Oronzo, Porta Napoli, Kalaja dhe Amfiteatri. Vazhdon udhëtimi për në Otranto. Vizitë e shkurtër e Kështjellës Aragonese. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.  

Dita e Tretë: Mëngjes në Hotel. Nisja me autobus për në Gallipoli. Vizitë e shkurtër në Gallipoli. Vazhdon udhëtimi për në Taranto. Vizitë e Monumenteve kryesore të qytetit, si Kështjella Aragonese, Katedralja Tarantos, Ponte Girovole, Lungomare, Rotonda, Borgo Antico. Vazhdon udhëtimi për në Matera. Vizitë në Qytetin e Gurtë të Shpellave. Vizitohen: Sassi, Katedralja e Materas, Kishat Rupestriane. Vazhdon udhëtimi për në Altamura. Vizitë e shkurtër e qytetit: Piazza Duaomo, Katedralja. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjes në Hotel.  Nisja me Autobus për në Andria. Vizitë e Monumenteve: Castel del Monte, Pallati Ducal, Kisha San Domenico, Porta Santa Andrea. Vazhdon udhëtimi për në Barleta. Vizitë në Barletta: Katedralja, Santa Maria Maggiore, Basilica Santa Sepolcro, Kalaja Svevo Barletta. Vazhdon udhëtimi për në Trani. Vizitë në Trani: Kështjella e Tranit, Basilica e San Nicolas, Qyteti i Vjetër. Vazhdon udhëtimi për në Bari. Vizitë e Monumenteve kryesore të Qytetit: Katedralja San Sabino, Basilica San Nicola, Kështjella Normanno Svevo, Piazza Mercantile. Nisja me traget në orën 22.00. Lundrimi për në Durres.

Dita e Pestë: Mbrritja në Durrës në orën 07.00.

Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi me traget vajtje-ardhje Durrës -Bari.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në Kabinë të Brendshme në Traget për 2 netë dhe në Hotel 3* për 2 netë qëndrimi.
4. Mëngjeset në Hotele.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.


Pranverë në Pulia, Taka e Çizmes së Italisë

Datat e nisjeve
Nisja: 11-03-2021
Çmimi Total

518 €

s