info@plazh.com +35542233997

Vjeshtë në Stamboll, 2 Netë


Detajet e turit


Dita e Parë: Nisja nga Tirana në oren 13.00 dhe udhëtimi me autobuz nëpërmjet Shkupit dhe Sofjes për në Stamboll. Pushime të shkurtra gjatë rrugës.

Dita e Dytë: Mbrritja në Stamboll rreth orës 08.00, Vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahce, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, shëtitje me autobus, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës, kalim në urat e varura të Bosforit për të kaluar në Kontinentin Aziatik, vizitë në pikën turistike të Çam Lixha (pikën më të lartë të qytetit, kodra e të dashuruarve). Kthimi në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Tiranë nëpërmjet Sofjes she Shkupit. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Tiranë,


Nisja më 5 dhe 27 Nentor



Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
-Udhëtimi vajtje – ardhje me autobus.
-Akomodimi 2 netë në hotel në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit

Kujdes: SIGURACIONI I SHËNDETIT NË UDHËTIM ËSHTË I DETYRUESHËM


Vjeshtë në Stamboll, 2 Netë

Datat e nisjeve
Nisja: 27-11-2020
Çmimi Total

118 €
Nisja: 27-11-2020
Ofertë Promocionale e limituar
Çmimi Total

118 €
Nisja: 27-11-2020
Tarifë Standart
Çmimi Total

158 €

s