Fjalkalimi i gabuar!
Nuk u gjet asnjë njoftim.
Dita e Parë: Nisja nga Tirana në oren 03.00 dhe udhëtimi me autobuz nëpërmjet Kapshticës dhe Selanikut për në Stamboll. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Stamboll rreth orës 20.00. Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahce, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, shëtitje me autobus, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës, kalim në urat e varura të Bosforit për të kaluar në Kontinentin Aziatik, vizitë në Aquarium. Kthimi në Hotel. Ssitemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Tiranë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Ndalesë në Selanik për një vizitë 2 orë. Vazhdimi i udhëtimit. Mbrritja në Tiranë
Akomodimi do jete ne hotel Grand S
https://grandshotel.com/
Kujdes: Taksa e qytetit te Stambollit nuk është e përfshirë. Klientet e paguajnë në recepsion. Vlera është 1.5 euro për person për natë.