Bangkok dhe Pattaya - Dubai dhe Abu Dhabi

/
3998 €
Detajet e turit

Dita e Parë:  Fluturimi Direkt Tiranë - Dubai. Nisja nga Tirana në orën 13:35 - Mbrritja në Dubai në orën 21:55 .

Dita e Dytë: Fluturimi Direkt Dubai - Pattaya Nisja nga Dubai në 01.35 - Mbrritja në Pattaya në orën 10.45. Transferimi me autobus komod për në Bangkok. Udhëtimi zgjat rreth 2.5 orë. Sistemimi në Hotel.

Opsionale: Ngjitje ne observatorin me te famshem jo vetem te Bangkokut por te gjithe Tajlandes - Baiyoke Tower me 309 m lartesi dhe 1 pije falas premton pamje fantastike te kryeqytetit.
Opsionale: Darkë Speciale në një Restorant Tajlandez me Vallëzim Klasik.
Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi ne hotel. Vizitë panoramike e Bangkokut. Vizitohen: Pallati Mbretëror, Tempujt e Famshëm të qytetit, si dhe Lagja Chinatown. Drekë Bufe në një Restorant Karakteristik. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Të lirë për Shopping, ose
Opsionale: Vizitë gjithë ditën ne Ayutthaya, Ish Kyeqyteti i Mbretërisë në Tajlandë, shëtitje panoramike, hyrje ne Pallatin Veror Bang Pa-In, Drekë dhe shëtitje me Krociere në kthim në Bangkok.

Dita e Pestë: Mëngjesi ne Hotel. Vizitë në Tregun e Famshëm Lundrues të Damnoen Saduak dhe Chinatown. Pasdite, Nisja me autobus për në Plazhin e Pattayas. Gjatë Rrugës, ndalesë dhe vizitë në Fermën e Krokodilëve. Mbrritja ne Pattaya dhe Sistemimi në Hotel.

Dita e Gjashtë: Mëngjesi ne Hotel. Të lirë për plazh ose

Opsionale: Vizitë dhe Drekë në Ishullin e Koraleve
Opsionale: Vizitë dhe shfaqje në Kopshtet tropikale të fshatit Nong Nooch.
Opsionale: Në Darkë, Hyrje në Kompleksin Art Paradise Pattaya, kompleksi i shumeperfolur me piktura 3D.

Dita e Shtatë: Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Pattayas. Transferta me Autobus nga Hoteli në Aeroportin e Pattaya. Fluturimi Direkt Pattaya - Dubai. Nisja nga Pattaya në orër 11.45. Mbrritja në Dubai në 15.55. Transferimi në qytet. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund do të udhëtojl tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qëndra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatervani Kërcimtar.

(Opsionale), Darkë magjepsese me pamje nga shfaqja më e bukur në qytet - Shatërvani Kercimtar në Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te perfshire (uje ose pije freskuese) bashke me transferten nga Hoteli.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tetë: Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Xhiro në perëndim tek rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgervishtësave në Dubai. Me piknisje në clubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro do tju japi mundesinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Nëntë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed*, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Kthimi në Dubai.
(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.
Dita e Dhjetë: Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai - Tiranë. Nisja nga Dubai në orën 09:00 - Mbrritja në Tiranë në orën 12.35. 

Në pagesë përfshihen:
-Bileta e avionit vajtje – ardhje Tiranë - Pattaya nëpërmjet Dubait me Fly Dubai.
-Akomodimi në hotel.
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Bangkok, Pattaya, Dubai dhe Abu Dhabi me autobus  (sipas programit)
-Shoqërues dhe Guidë shqiptare, dhe Guidë Vendase për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Hyrjet sipas programit në Monumentet në Bangkok: Pallati Madh, Tempujt e Qytetit. Lundrimi me Varka në Tregun lundrues. Hyrje në Fermën e Krokodilëve.
- Drekë Bufe në një Restorant Karakteristik.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Programet Opsionale.
3. Bakshishet për Shoferin e autobusit dhe Guidën në Tajlandë.
4. Vizat në Tajlandë dhe Emirate.

OPSIONALE:
1. Vizitë gjithë ditën ne Ayutthaya, Ish Kyeqyteti i Mbretërisë në Tajlandë, shëtitje panoramike, hyrje ne Pallatin Veror Bang Pa-In, Drekë dhe shëtitje me Krociere në kthim në Bangkok. - €59
2. Ngiitje tek observatori i Baiyoke Tower ne Bangkok me 1 pije falas - €33
3. Vizitë dhe shfaqje në Kopshtet tropikale të fshatit Nong Nooch. - €30
4. Hyrje në Kompleksin Art Paradise (Piktura 3D) - €29
5. Vizitë dhe Drekë në Ishullin e Koraleve. - €40
6. Darkë Speciale në një Restorant Tajlandez me Vallëzim Klasik - €35
6. Viza Tajlandeze €35

Bangkok dhe Pattaya - Dubai dhe Abu Dhabi

DATAT E NISJEVE
Nisja: 17-03-2023

17 Mars
Çmimi Total

3998 €