info@plazh.com +35542233997

Udhëtim në Budapest


Detajet e turit

Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Budapest. Nisja më 13:25 - Mbrritje në Budapest më 14:50. Transfertë për në Budapest. Pasdite, Vizitë: Fortesa e Peshkatarit dhe Kështjella në Buda. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës, Kodra Gellert, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Szentendre dhe Vishegrad. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Transfertë për në aeroportin e Budapestit. Fluturimi direkt Budapest - Tiranë. Nisja më 11.30 - Mbrritje më 12.55.

Në pagesën përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel me 3 yje.
4. Mëngjeset sipas programit
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Kujdes:
Nëse ndryshojnë kriteret për hyrjen në Hungari, dhe bëhet i pamundur organizimi i udhëtimit, kthehet pagesa, pa vlerën e biletës, vlerë e cila mbetet në Kompaninë Ajrore,
Ne do të kryejmë proçedurën për kthim edhe të kësaj vlere, por nuk garantojmë kthimin e saj. 

Udhëtim në Budapest

Datat e nisjeve
Nisja: 24-12-2021
Çmimi Total

658 €
Data të tjera
Nisja: 31-12-2021
Viti i Ri
Çmimi Total

798 €

s