Fjalkalimi i gabuar!
Nuk u gjet asnjë njoftim.
Dita e Parë: Nisja nga Tirana me
autobus në drejtim të Malit të Zi. Gjatë rrugës, pushime per kafe. Kalimi nga
Nikshiq për në Medjugorje. Vizitë e Katedrales së Zonjës së Paqes. Vazhdon
udhëtimi për në Mostar, ku vizitohen: Ura e Mostarit, Katedralja dhe Xhamia.
Vazhdon udhëtimi për në Sarajevë. Mbrritja në Sarajevë. Sistemimi dhe Darkë në
Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjes në Hotel. Viizitë
panoramike rreth 2 orë e Monumenteve të Sarajevës, si Kështjella, Rrugët Saraç,
Kazandziluk dhe Bravadziluk Kulla e Sahatit, etj. Nisja nga për në Beograd.
Gjatë rrugës, pushime per kafe dhe drekë. Mbërritja në Beograd. Sistemimi në
Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Pas
orës 11.00Vizitë në monumentet kryesore te qytetit si kisha e Shën Savës,
Biblioteka Kombëtare, shëtitje në bulevardin kryesor "Kneza
Millosha", Parku i Pioniereve, Parlamenti i Serbisë, Bashkia e qytetit te
Beogradit, ura Branko edhe ura e re e qytetit Ada, lagjet diplomatike si Senjak
edhe Dedinje, Parku Kalemegdan ku gjenden rrenojat romake te qytetit antik,
Statuja e Fitores, Rruga kryesore tregtare e Beogradit Kneza Mihaila. Do të
shkojmë ne Novi Beograd për të vizituar parkun e Miqësisë, USCE, zyrat e
Komitetit Qëndror të partisë Komuniste edhe "Bllokun" e Novi Beograd.
Në vazhdim pas do shkojmë tek rruga e Shkodranëve "Skadarska Ulica".
Opsionale: Darka Speciale e Vitit të Ri.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë ku do të vizirohet qëndra historike e qytetit si Monumenti i Pavarësisë "New Born", bulevardi Nënë Tereza ku gjenden Teatri Kombëtar edhe Monumenti i Skënderbeut. Ndalesë për drekë në Prishtinë. Gjatë pasdites, nisja për në Tiranë. Mbërritja në Tiranë gjatë darkës.
Çmimi përfshin:
1. Udhëtimi vajtje - ardhje, Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
2. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
3. Mëngjeset dhe 1 Darkë në Sarajevë.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Opsionale:
Darka Speciale e Vitit të Ri ne anijen Kej, 70 euro per person, pije alkolike dhe jo alkolike pa limit.
Darka Speciale e Vitit të Ri ne hotel Yugoslavija, 85 euro per person, pije alkolike dhe jo alkolike pa limit.