info@plazh.com +35542233997

Viti i Ri në Beograd dhe Sarajevë


Detajet e turit

Dita e Parë: Nisja nga Tirana me autobus në drejtim të Malit të Zi. Gjatë rrugës, pushime per kafe. Kalimi nga Nikshiq për në Medjugorje. Vizitë e Katedrales së Zonjës së Paqes. Vazhdon udhëtimi për në Mostar, ku vizitohen: Ura e Mostarit, Katedralja dhe Xhamia. Vazhdon udhëtimi për në Sarajevë. Mbrritja në Sarajevë. Sistemimi dhe Darkë në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjes në Hotel. Viizitë panoramike rreth 2 orë e Monumenteve të Sarajevës, si Kështjella, Rrugët Saraç, Kazandziluk dhe Bravadziluk Kulla e Sahatit, etj. Nisja nga për në Beograd. Gjatë rrugës, pushime per kafe dhe drekë. Mbërritja në Beograd. Sistemimi në Hotel. Darka në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Pas orës 11.00Vizitë në monumentet kryesore te qytetit si kisha e Shën Savës, Biblioteka Kombëtare, shëtitje në bulevardin kryesor "Kneza Millosha", Parku i Pioniereve, Parlamenti i Serbisë, Bashkia e qytetit te Beogradit, ura Branko edhe ura e re e qytetit Ada, lagjet diplomatike si Senjak edhe Dedinje, Parku Kalemegdan ku gjenden rrenojat romake te qytetit antik, Statuja e Fitores, Rruga kryesore tregtare e Beogradit Kneza Mihaila. Do të shkojmë ne Novi Beograd për të vizituar parkun e Miqësisë, USCE, zyrat e Komitetit Qëndror të partisë Komuniste edhe "Bllokun" e Novi Beograd. Në vazhdim pas do shkojmë tek rruga e Shkodranëve "Skadarska Ulica". 
Opsionale: Darka Speciale e Vitit të Ri.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë ku do të vizirohet qëndra historike e qytetit si Monumenti i Pavarësisë "New Born", bulevardi Nënë Tereza ku gjenden Teatri Kombëtar edhe Monumenti i Skënderbeut. Ndalesë për drekë në Prishtinë. Gjatë pasdites, nisja për në Tiranë. Mbërritja në Tiranë gjatë darkës.

Çmimi përfshin:
1. Udhëtimi vajtje - ardhje, Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
2. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
3. Mëngjeset dhe 2 Darka.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Opsionale: Darka Speciale e Vitit të Ri në Anije Kej I €65 ose në Hotel Jugoslavija* €63


Viti i Ri në Beograd dhe Sarajevë

Datat e nisjeve
Nisja: 29-12-2021
Çmimi Total

278 €
Data të tjera

s