Hong Kong -Macau dhe Bangkok - Pattaya

/
4398 €
Detajet e turit

Dita e Parë. Udhëtimi me avion për në Hong Kong. Fluturimi Tiranë - Dubai. Nisja nga Tirana më 13.50. Mbrritja në Dubai më 21.10. 

Dita e Dytë. Fluturimi Dubai - Hong Kong. Nisja nga Dubai më 03.15. Mbrritja në Hong Kong më 14.40. Pritja në Aeroportin e Hong Kongut. Transferimi me autobus për në hotel. Sistemimi në Hotel. Në mbrëmje shëtitje e lirë në qytet. Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë. Mëngjesi ne hotel. Vizitë panoramike e Hong Kongut. Vizitohen: Pika më e lartë Victoria, Fshati Aberdeen, Plazhi i Gjirit Repulse, Banka e Kinës, tempulli Man Mo etj. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt. Mëngjesi ne Hotel. Gjithë ditën vizitë në Parkun Oqeanik, ku ndodhet një nga akuariumet më të mëdha në botë, me shumë lloje të ndryshme peshqish, panda gjigande, shfaqje delfinësh, lodra të ndryshme, etj. Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë. Mëngjesi ne Hotel. Paradite të lirë. Pasdite Nisja me autobus për në Port, lundrimi me traget për në Qytetin e Macau-t, i njohur si destinacioni më i madh në Azi për Lojrat e Fatit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë. Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit të Macau, ku ndërthuren kulturat Kineze dhe Portugeze. Vizitohen Tempulli Na Cha, Muret e Qytetit të vjetër, Kulla etj. Mbyllet vizita në port, vazhdohet lundrimi për në Hong Kong. Transferimi,  sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Shtatë. Mëngjesi ne Hotel. Paradite të lirë. Në mbrëmje, Nisja me autobus për në aeroport. Fluturimi Hong Kong - Bangkok. Nisja më 23.45. Transferimi me autobus komod për në Bangkok. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Opsionale: Ngjitje ne observatorin me te famshem jo vetem te Bangkokut por te gjithe Tajlandes - Baiyoke Tower me 309 m lartesi dhe 1 pije falas premton pamje fantastike te kryeqytetit.
Opsionale: Darkë Speciale në një Restorant Tajlandez me Vallëzim Klasik.
Fjetje në Hotel.

Dita e Tetë: Mëngjesi ne hotel. Vizitë panoramike e Bangkokut. Vizitohen: Pallati Mbretëror, Tempujt e Famshëm të qytetit, si dhe Lagja Chinatown. 
Opsionale: Ngjitje ne observatorin me te famshem jo vetem te Bangkokut por te gjithe Tajlandes - Baiyoke Tower me 309 m lartesi dhe 1 pije falas premton pamje fantastike te kryeqytetit.
Opsionale: Darkë Speciale në një Restorant Tajlandez me Vallëzim Klasik.
Fjetje në Hotel.

Dita e Nëntë: Mëngjesi në Hotel. Të lirë për Shopping, ose
Opsionale: Vizitë gjithë ditën ne Ayutthaya, Ish Kyeqyteti i Mbretërisë në Tajlandë, shëtitje panoramike, hyrje ne Pallatin Veror Bang Pa-In, Drekë dhe shëtitje me Krociere në kthim në Bangkok.

Dita e Dhjetë: Mëngjesi ne Hotel. Vizitë në Tregun e Famshëm Lundrues të Damnoen Saduak dhe Chinatown. Pasdite, Nisja me autobus për në Plazhin e Pattayas. Gjatë Rrugës, ndalesë dhe vizitë në Fermën e Krokodilëve. Mbrritja ne Pattaya. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Njëmbëdhjetë: Mëngjesi ne Hotel. Të lirë për plazh ose

Opsionale: Vizitë dhe Drekë në Ishullin e Koraleve
Opsionale: Vizitë dhe shfaqje në Kopshtet tropikale të fshatit Nong Nooch. Pasdite, Transferimi për në Aeroportin e Bangkokut. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë Fluturimi Direkt Bangkok - Dubai. Nisja nga Bangkok më 09.05.

Dita e Dymbëdhjetë: Mbrritja në Dubai më 00.50. Fluturimi Dubai - Tiranë. Nisja më 09.05. Mbrritja në Tiranë më 12.50.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel me 3 - 4 yje,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues lokal për Vizitat dhe shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Hyrjet në të gjitha monumentet dhe vendet e përmendura në program.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.

Hong Kong -Macau dhe Bangkok - Pattaya

DATAT E NISJEVE
Nisja: 17-04-2024

2024
Çmimi Total

4398 €