Valencia dhe Ibiza

/
Detajet e turit

Dita e parë: Fluturimi direkt Tiranë - Valencia. Nisja nga Tirana në orën 20.10. Mbërritje në Valencia në orën 23.05. Transferta për në hotel. Sistemimi fjetje në hotel.

Dita e dytëMëngjesi në hotel. Paradite Vizitë e Monumenteve Kryesore të Valencias, si: Platha de la Reina, Palathio de Kongresos, Planetarium, Muzeu i Shkencave, etj. Pasdite vonë Transferimi për në Port. Lundrimi me Traget nga Valencia në Ibiza. Nisja në orën 20.30. Mbrritja në Ibiza pas mesnate, në orën 01.45. Transferimi në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. 

Dita e tretëMëngjesi në hotel. Gjithë ditën të lirë për plazh ose aktivitete individuale. Fjetje në hotel.

Dita e katërtMëngjesi në hotel. Paradite të lirë. Transferimi për në Port. Nisja për në Valencia. Lundrimi me Traget nga Ibiza në Valencia. Nisja në orën 12.30. Mbrritja në Valencia, në orën 19.30. Transferimi për në Aeroport Fluturimi direkt Valencia - Tiranë. Nisja nga Valencia në orën 23:45. Mbërritja në Tiranë në orën 02.35. 

Me Shume Detaje: Në pagesën përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Valencia - Tiranë.
2. Lundrimi me Traget Valencia - Ibiza - Valencia.
3. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
4. Akomodim në hotel për 3 net, Fjetje 2 net në Ibiza dhe 1 natë në Valencia.
5. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
7. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në (40x20x25cm) cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Valencia dhe Ibiza

DATAT E NISJEVE
Nisja: 28-09-2024

28 Shtator
Çmimi Total

815 €