Nuk u gjet asnjë njoftim.
Dita e Parë. Fluturimi me avion për në Bazel. Nisja nga Tirana në orën 14.10. Mbrritja në Bazel në orën 16.30. Nisja për në Baden Baden. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Vizitë në Baden - Baden, i ndodhur në brigjet e lumit Oos,i njohur për banjot e tij termale romake. Vizitohen: Bashkia e Qytetit, Monumenti i Otto Von Bismarck, Opera më e madhe në Gjermani Festspielhaus, Kisha Stiftskirche dhe Muzeu Faberge, ku jane koleksionuar rreth 700 vepra arti. Transferimi për në Shtutgart. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Pushime të shkurtra gjatë udhëtimit. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.
Dita e Dytë. Mëngjesi në hotel. Paradite, Vizitë në Shtutgart, ku vizitohen: Kështjella Altes Schlosse, vendqendrimi i dinastisë së Wurtembergut, Sheshi Qendror Schlossplatz, ku gjendet Kështjella Neus Schlosse, Bashkia e qytetit, Kulla Fernsehturm me lartësi 216 m, Museu i Mercedes - Benz dhe Kopshti botanik dhe zoologjik Wilhelma Zoo. Pasdite, Nisja për në Karlsruhe. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë e 20 minuta. Vizitohen: Karlsruhe Palace, ish rezidencë e Dukëve të Baden, Marktplatz, sheshi me Piramidën e vjetër, Bashkia e qytetit, me shatervanin dhe statujen e Dukë Ludwig, Kisha Katolike Shën Stefan dhe Sheshi i Të Drejtave Themelore. Në Mbrëmje nisja për në Strasburg. Udhëtimi zgjat 2 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë. Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Strasburg, qyteti i UNESCO-s, buzë lumit Rin. Vizitohen: Ura e mbuluar Points Couverts, Katedralja Notre Dame, imitim i Katedrales Notre Dame de Paris, Shtëpia tregtare e shekullit 15-të, Maison Kammerzell, Sheshi Guttemberg, Qendra Artizanale e Lagjes Petite France,Xhamia më e madhe në Francë, përuruar më 2012, dhe Gjykata dhe Parlameni Europian. Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt. Mëngjesi në Hotel.Nisja për në Colmar. Udhëtimi zgjat 1 orë. Vizitohen: Lagja Krutenau e njohur si Venecia e Vogël, përgjatë kanalit Lauch, Qendra e Qytetit, Bashkia, Kisha Shën Martin, Shtëpa e Gardës së vjetër ushtarake, Shtëpia Adolph e vitit 1350. dhe Maison des Tetes. Vazhdon udhëtimi për nëpër në Mulhouse. Udhëtimi zgjat 30 minuta. Vizitohen: Bashkia, Place de la Bourse dhe Muzeu i Trenave. Transferimi për në Aeroportin e Bazelit. Fluturimi Bazel - Tiranë. Nisja në orën 17.05. Mbrritja në 19.10.