Nuk u gjet asnjë njoftim.
Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Mynih. Nisja më 07.10 - Mbrritje më 09.15. Nisja për në Shtutgart.Sistemimi dhe Fjetje në hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Vizitë në Shtutgart, ku vizitohen: Kështjella Altes Schlosse, vendqendrimi i dinastisë së Wurtembergut, Sheshi Qendror Schlossplatz, ku gjendet Kështjella Neus Schlosse, Bashkia e qytetit, Kulla Fernsehturm me lartësi 216 m, Museu i Mercedes - Benz dhe Kopshti botanik dhe zoologjik Wilhelma Zoo. Nisja për në Nuremberg. Udhëtimi zgjat 3 orë. Mbrritja në Nuremberg. Vizitë e qytetit Nuremberg rreth 4 orë: Vizitohen: Kështjella Kaiserburg, Kisha Sebaldus, Shatërvani Schöner Brunnen, etj. Nisja për në Mynih. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritje në Mynih. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Monumentet kryesore të Mynihut, si: Sheshi Marienplatz, Bashkia e Qytetit, Viktualienmarkt, Kisha Frauenkirsche, Shtëpia e famshme e Birrës Hofbrauhaus, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, më i madhi në Gjermani. Vazhdon vizita në Selinë e BMW dhe Muzeun përkatës. Vizitë në Sheshin Olimpik, kulla Olimpike 210 metra e lartë. Më pas shkohet në rezidencën verore te Mbretërve Bavarezë, Pallati i Nymphenburg. Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Transfertë për në aeroportin e Mynihut. Fluturimi direkt Mynih - Tiranë. Nisja nga Mynih më 15.05 - Mbrritje në Tiranë më 17.00.
Çmimi përfshin: