Nuk u gjet asnjë njoftim.
Shkruaj për të filluar kërkimin...
Dita e Parë: Udhëtimi me avion direkt Tiranë - Paris. Nisja në orën 06.10. Mbrritja në Paris në 09.15. Transferimi për në Mont St Michel. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Shëtitje në Ishullin e Famshëm Mont Saint Michel. Vazhdimi për në Saint Malot. Udhëtimi zgjat 1 orë. Shëtitje rreth 1 orë. Nisja për në Dinard. Udhëtimi zgjat rreth 0.5 orë. Shëtije rreth 1 orë në Dinard. Nisja për në Rennes Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Kthimi për në Paris, Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Mbrritje në Paris. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në: Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame, Tour Eiffel. Shëtitje panoramike ku do të shikohen Panteoni, Opera de Garnier, Sheshi Bastille dhe Opera më e madhe e Francës, Vizitë në Muzeun e Luvrit. Kthimi dhe akomodimi në hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja në drejtim të Galerive Lafajetë (Galeries Lafayette). Shopping Promenade.- Nisja në drejtim të lagjes moderne La Défense. Vizitë në Qendrën e madhe tregtare “Les 4 Temps”. Kthimi dhe akomodimi në hotel.
Opsionale: Transferta per ne Versaje. Vizitë në Pallatin e Versajes dhe kopshtet e saj.
Kthimi dhe akomodimi në hotel.
Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Paris Beauvais Airport. Fluturimi direkt Paris - Tiranë. Nisja në orën 09.40. Mbrritja në Tiranë në orën 12.15.
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.