Nuk u gjet asnjë njoftim.
Dita e Parë: Udhëtimi me avion Tiranë - Varshavë. Nisja 0ra 09.30. Mbrritja në 11.35. Transferimi me autobus për në Qytet. Vizitë panoramike e Varshavës: Qyteti i Vjetër, i ndërtuar pas Luftës Dytë Botërore, Barbican, Katedralja e St. John, kisha më e vjetër dhe më e shquar, ku janë bërë festimet e shpalljes së Kushtetutës së Polonisë (Kushtetuta e parë në Europë dhe e dyta në botë), Muzeu Historik i Varshavës dhe Monumente të tjera. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizita ne Varshavë: Rruga Mbretërore me Rezidenca Aristokratike dhe Statuja, Komplexi Pallat dhe Park i Willanow, që ka shërbyer si Rezidencë verore për Mbretin Jan III Sobieski. Nisja për në Czestochowa.
Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Vizitë e Kompleksit te Pelegrinazhit të Czestochowa:
Jasna Gora dhe Black Madona. Vazhdon udhetimi tek Miniera e Kripës. Vizitë në
Minierën e Kripës në Wieliczka. Sistemi dhe fjetje në hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vazhdim i Udhëtimit për në
Auschwitz. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Vizitë në Ish Kampin Nazist të Përqëndrimit
Auschwitz.Vazhdon udhëtimi për në Krakow. Vizitë panoramike e qytetit
të Krakovit: Kështjella Wawel, Ish Rezidencë e Mbretërve, Sheshi i Vjetër i
Tregut, Kisha e St. Mary. Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në
Aeroportin e Krakovës. Fluturimi me avion Krakovë - Tiranë. Nisja më 12.00 dhe
Mbrritja në Tiranë më 13.50.