Udhëtim Ekonomik në Stamboll

/
Detajet e turit

Dita e Parë: Nisja nga Tirana në oren 13.00 dhe udhëtimi me autobuz nëpërmjet Kapshticës dhe Selanikut për në Stamboll. Pushime të shkurtra gjatë rrugës.


Dita e Dytë: Mbrritja në Stamboll rreth orës 08.00, Vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahce, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, shëtitje me autobus, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës, kalim në urat e varura të Bosforit për të kaluar në Kontinentin Aziatik, vizitë në pikën turistike të Çam Lixha (pikën më të lartë të qytetit, kodra e të dashuruarve). Kthimi në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Tiranë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Ndalesë në Selanik për një vizitë 2 orë. Vazhdimi i udhëtimit.

Dita e Pestë: Mbrritja në Tiranë, rreth orës 08.00.


Akomodimi do jete ne hotel Grand S

https://grandshotel.com/


Në pagesë përfshihen:
-Udhëtimi vajtje – ardhje me autobus.
-Akomodimi 2  net në hotel në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit

Udhëtim Ekonomik në Stamboll

DATAT E NISJEVE
Nisja: 11-02-2023

Shën Valentin
Çmimi Total

178 €
Nisja: 09-03-2023

9 Mars
Çmimi Total

178 €
Nisja: 11-03-2023

11 Mars
Çmimi Total

178 €