Tur dhe Kroçiere në Rivierën Franceze dhe Italiane

/
1058 €
Detajet e turit

Dita e Parë: Fluturimi Tiranë - Barcelonë. Nisja nga Tirana në orën 19.50. Mbrritja në Barcelonë në orën 22.30. Transferta për në Barcelonë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel 

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Paradite, vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore te Barcelonës, si: Sheshi Espana, Kodra Monjuik, Stadiumet olimpike, Mirador de Colom, Bulevadi kryesor i Barcelones Las Ramblas,  Barceloneta, Marina Olimpike, Sagrada Famiglia, Camp Nou, Gjatë pasdites, do të shëtisim në bulevardin më të bukur të qytetit Passeig de Gracia. Ky është bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjendet Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera. Në fund të bulevardit Passeig de Gracia, do të dalim tek sheshi më qëndror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do futemi në lagjen Gotike të Barcelonës dhe fillimisht do të vizitojmë Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner ndërsa më vonë do të shkojmë në sheshin Placita de la Seu ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Imbarkimi në Kroçieren Costa Favolosa. Nisja në orën 18.00. Darka në Kroçiere.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Marsejë në orën 09.00. Shëtitje opsionale në Marsejë. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 18.00. Darka në Kroçiere.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Savona në orën 09.00. Vizitë e shkurtër në Savona. Nisja për në Varazze. Udhëtimi zgjat rreth 30 minuta. Ndalesë dhe Vizitë 30 minuta. Vazhdimi i Udhëtimit për në Gjenova. Udhëtimi zgjat rreth 40 minuta. Vizitë Panoramike e Monumenteve Kryesore të Qytetit; Palaces në Via Garibaldi, Piazza de Ferrari dhe Teatri Carlo Felice, Via Balbi dhe Palazzo Reale, Katedralja San Lorenzo, Porti, etj. Vazhdimi i Udhëtimit për në Rapallo. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Ndalesë dhe Vizitë rreth 30 minuta. Nisja për në Portofino. Ndalesë dhe Vizitë në Portofino. Kthimi në Santa Margherita di Ligure. Vizitë e shkurtër. Nisja për në Aeroportin e Gjenovës. Fluturimi nga Gjenova në orën 23:45. Mbrritja në Tiranë në orën 01.30


Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me Avion Tiranë - Barcelonë dhe Gjenova - Tiranë
2. Transfertat me autobus.
3. Shëtitjet me Autobus dhe Shoqërues në Barcelonë, Savona, Gjenova Portofino.
4. Fjetje 1 natë në Hotel në Barcelonë
5. Akomodim 2 net në Kroçieren Costa Favolosa.
6. Mëngjeset, Drekat dhe Darkat në Kroçiere.
7. Shoqërues Shqiptar gjatë udhëtimit dhe Ndalesave në Marsejë.
8. Shfaqje, Karaoke, Hyrja në Disko, Sauna dhe aktivitete të ndryshme në Kroçiere.
9. Taksat Portuale.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në Monumentet dhe Muzeumet.
3. Ekskursionet që ofron Kroçierja.
4. Bakshishi në Kroçiere dhe Bakshishe të ndryshme
5. Siguracioni Shëndetësor
4. Transfertat me autobus gjatë ndalesave, nga Porti në qytet atje ku është e nevojshme pas Zbritjes nga Kroçierja dhe Shëtitjet Opsionale në Vendet e Zbritjes.
Kujdes:
- Shoqëruesi ynë ofron asistencë gjatë udhëtimit në Kroçiere, shoqërimin në Monumente.
- Në zbritje në Marsejë nuk do ketë Autobus, por do realizohen shëtitjet nga shoqëruesi ynë duke përdorur transportin publik.
- Rekomandohen Bakshishe në Kroçiere €10 për të Rritur dhe €5 për Fëmijë në natë.

Tur dhe Kroçiere në Rivierën Franceze dhe Italiane

Zgjidhni hotelin


DATAT E NISJEVE
Nisja: 25-09-2024

Kabine e Brendshme

25 Shtator
Çmimi Total

1058 €