Nuk u gjet asnjë njoftim.
Dita e Parë: Fluturimi direkt Tiranë – Stockholm. Nisja nga Tirana në orën 17:20. Mbrritja në Aeroportin Stockholm në orën 20:25. Transferimi në Hotel. Sistemimi dhe fjetja në hotel ne Stockholm.
Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike në Monumentet e Stockholmit: Pallati Drottingholmen, ku do të vizitohen edhe kopshtet e mrekullueshme të tij, Bashkia e qytetit ku çdo vit mbahet ceremonia e nderimit të laureantëve te cmimeve Nobel nga Mbretëria Suedeze, Qyteti i vjetër si dhe ishulli qëndror Gamla Stan ku gjenden Pallati i vjetër mbretëror, sheshi qendror i qytetit dhe me i bukuri Stortoget ku gjendet edhe Akademia Suedeze si dhe Muzeu i Nobelit. Nisja per ne hotel ne Orebro. Sistemimi dhe fjetje ne hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në hotel. Visite e qytetit te Orebros rreth 2 ore. Nisja per ne Oslo. Udhetimi zgjat mbi 3 ore. Vizitë e monumenteve kryesore të Oslos: Kështjella Akershus, kështjella mesjetare e qytetit dhe bashkia e qytetit “Rathuset”, ku çdo vit jepet çmimi i Nobel për paqe, do të vazhdojmë me bulevardin qëndror në Oslo Karl Johan Gate ku gjenden Teatri Kombëtar, Parlamenti i Norvegjisë si dhe Pallati mbretëror i Monarkut Norvegjez, Parku me skulptura të Gustav Vigeland, Parku I jashtëzakonshëm "Frogner", pista e skive Holmenkollen. Sistemimi dhe fjetja në hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Nisje per ne Goteborg. Udhetimi zgjat mbi 2 ore. Vizitë në Monumentet Kryesore të Gotenborgut: Sheshi i Gustav Adolf ku gjendet bashkia e qytetit, qyteti i vjetër Stotorget dhe Domkyrkan, Kopshti mbretëror Kungsparken, Lagjja e vjetër e ndërtuar nga Hollandezet, “Haga”, Sheshi Götaplatsen, ku gjenden disa prej institucioneve kryesore kulturore të Gotenborgut dhe Qendra më e madhe tregtare e Skandinavisë, Nordstan. Vazhdimi i udhetimit per ne Helsinborg. Sistemimi dhe fjetje ne hotel.
Dita e Pestë: Mengjesi ne Hotel. Vazhdimi udhëtmit me traget për në Helsingor , ku është dhe Kështjella në të cilën zhvillohen ngjarjet e veprës së Shekspirit, Hamleti. Ndalesë dhe vizitë rreth 1 orë. Nisja per ne Copenhagen. Udhetimi zgjat rreth 1 orë. Vizitë e Monumenteve kryesore të Kopenhagenit: Katedralja e Kopenhagenit, ku gjendet edhe Universiteti i Kopenhagenit si dhe Rundetaarn, Sheshi kryesor Radhusplatse, ku gjendet bashkia, Pallati Kristianborg, aty ku gjendet edhe parlamenti aktual Denez, Pallati Rosenborg, Sheshi qëndror Amalienborg, ku gjendet edhe pallati aktual i Monarkisë Daneze, Kisha e Frederikut, Shatërvani Gefion, si dhe Sirena e vogël e Hans Peter Andersen. Vazhdimi i udhetimin per ne Malmo nepermjet ures ne Oresundit. Vizit e qendres Historike te Malmos. Transferta për në aeroportin e Malmo. Fluturimi direkt Malmo - Tiranë. Nisja në orën 23.30. Mbrritje në orën 02:05.
Në pagesën përfshihen: