Tur në Dubai dhe Abu Dhabi - Plazh në Maldive

/
3598 €
Detajet e turit

PROGRAMI ME FLUTURIM NE ABU DHABI 10 DITE/9 NET

Dita e Parë: Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes.  Fluturimi Direkt Tiranë - Abu Dhabi.  Nisja nga Tirana në orën 12:55 - Mbrritja në Abu Dhabi në orën 20:50. Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Në Mbrëmje, në orën 21.00, Transferta në Aeroportin e Abu Dhabit. 

Dita e Tretë: Fluturimi direkt Abu Dhabi - Maldive . Nisja nga Abu Dhabi në orën 00:55 - Mbrritja në Maldive në orën 07.10. Transferta për në Resort me Speed Boat. All Inclusive dhe Fjetje në Resort.

Dita e Katërt: All Inclusive dhe Fjetje në Resort.

Dita e Pestë: All Inclusive dhe Fjetje në Resort. Transferta për në Aeroport me Speed Boat. Fluturimi Maldive - Dubai - Tiranë . Nisja nga Maldive në orën 23.45. 

Dita e Gjashtë: Transferta për në Aeroport me Speed Boat. Fluturimi Maldive - Abu Dhabi. Nisja nga Maldive në orën 08.05. Mbrritje në Abu Dhabi në orën 12.40. Transferimi në Dubai.

(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Shtatë: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatërvani Kërcimtar.
(Opsionale), Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
(Opsionale), Darkë me pamje nga shfaqja më e bukur në qytet - Shatërvani Kërcimtar në Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te përfshirë (ujë ose pije freskuese) bashkë me transfertën nga Hoteli.

Dita e Tetë: Mëngjesi në Hotel. 
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshihet: Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Nëntë: Mëngjesi në Hotel. Të lirë për Shopping dhe Ekskursione Opsionale.

Dita e Dhjetë: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Abu Dhabit. Fluturimi direkt Abu Dhabi  - Tiranë . Nisja nga Abu Dhabi në orën 11:45 - Mbrritja ne Tirane 15:35.


PROGRAMI ME FLUTURIM NE DUBAI 8 DITE/7 NET

Dita e Parë: Paraqitja ne Check in 2 ore para nisjes dhe njohja me Guiden.  Fluturimi Direkt Tiranë - Dubai. Nisja nga Tirana në orën 09:15 - Mbrritja në Dubai në orën 12.20. Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel ne Abu dhabi. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed*, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Kthimi në Dubai.

(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund do të udhëtojl tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qëndra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatervani Kërcimtar.

(Opsionale), Xhiro në perëndim tek rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgervishtësave në Dubai. Me piknisje në clubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro do tju japi mundesinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
(Opsionale), Darke magjepsese me pamje nga shfaqja me e bukur ne qytet - Shatervani Kercimtar ne Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te perfshire (uje ose pije freskuese) bashke me transferten nga Hoteli.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Transferta në Aeroportin e Dubait. 

Dita e Pestë: Fluturimi direkt Dubai - Maldive . Nisja nga Dubai në orën 02:00 - Mbrritja në Maldive në orën 07.00. Transferta për në Resort me Speed Boat. All Inclusive dhe Fjetje në Resort.

Dita e Gjashtë: All Inclusive dhe Fjetje në Resort.

Dita e Shtatë: All Inclusive në Resort. Transferta për në Aeroport me Speed Boat. Fluturimi Maldive - Dubai - Tiranë . Nisja nga Maldive në orën 23.45. 

Dita e Tetë:  - Mbrritja në Tiranë në orën 13.00.



Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe përfshin:


• Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel në Dubai dhe në Maldive dhe anasjelltas
• Akomodimi në Hotel në Dubai me Mëngjeset në Hotel.
• Akomodimi në Hotel në Maldive (Malahini Maldive 4*) me All Inclusive në Hotel.
• Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
• Shoqërues në shqip në Dubai.
• Guida vendase në disa Shëtitje.
• Vetëm Bagazh dore sipas kërkesave të Kompanisë ajrore.

Shënim: Në cmim nuk përfshihet tarifa e vizës së hyrjes në Dubai prej 89 Euro dhe të gjitha shërbimet Opsionale. 
Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:
1. Shtesë për Vizë Hyrje - €89 ( Nese nevojitet)
2. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë - €42
3. Darke 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervani - €60
4. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €68
5. Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë - €47
6. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €60
*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente. 2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.
 Informacion: Duke filluar nga data 20 Prill 2023 dhe ne vazhdim per shtetasit me pasaporte Shqiptare nuk nevojitet  vize hyrje ne Emiratet e Bashkuara  Arabe.

Tur në Dubai dhe Abu Dhabi - Plazh në Maldive

DATAT E NISJEVE
Nisja: 06-11-2024

6 Nëntor / Programi 8 Ditë
Çmimi Total

3598 €
Nisja: 11-11-2024

11 Nëntor / Programi 10 Ditë
Çmimi Total

3198 €