Amsterdam dhe Bruksel

/
Detajet e turit

Dita e Parë: Fluturimi për në Bruksel. Nisja në orën 06.05. Mbrritja në Bruksel në orën 08.55. Transferimi në Bruksel. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të tij. Vizitohen: Sheshi më i bukur i Brukselit Grand Place, Shtatorja Kineze dhe Kulla Japoneze, Katedralja e Shën Mikelit, Rezidenca Mbretërore, Parlamenti, Pallati i Drejtësisë, Godinat kryesore te Qeverise etj. Pasdite, Nisja për në Bruges të Belgjikës. Ndalesë dhe vizitë e shkurtër në Bruges. Vazhdon udhëtimi në drejtim të Rotterdamit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel pranë kufirit Belg - Hollandez.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Rotterdam dhe Hagë. Vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjera të këtyre qyteteve. Pasdite vonë, vazhdimi i udhëtimit për në Amsterdam. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. 

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, Vizitë në Zaanse Schans, ku ndodhen Mullinjtë e Erës. 
OPSIONALE: Hyrja në Park dhe Mullinjtë.
Kthimi për në Amsterdam. Vizitë panoramike e qytetit. Vizitohet Sheshi Dam dhe Sheshi i Muzeve. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Dam.
OPSIONALE: Shëtitje me Anije për të parë Monumentet e Qytetit nga Kanalet e Amsterdamit.

Dita e Katërt: Transferimi për në aeroportin e Endhoven. Fluturimi me avion direkt Eindhoven - Tiranë në orën 10:20. Mbrritja në Tiranë në orën 12:20.

Në pagesë përfshihen:
1 . Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion një çantë me përmasa deri në 40 x 20 x 23 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Amsterdam dhe Bruksel

DATAT E NISJEVE
Nisja: 27-09-2024

27 Shtator
Çmimi Total

998 €