All Inclusive në Korfuz

/
Detajet e turit

Dita e Parë. Nisja nga Tirana në orën 22.00 të një nate më parë. Udhëtimi për në Igumenicë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Kalimi i Qafë Botë/Mavrommati rreth orës 06.00. Igumenica është një qytet bregdetar në Veri të Greqisë dhe Porti Kryesor i Epirit dhe Thesprotisë dhe një nga portet më të mëdhenj për pasagjerë në Greqi, duke lidhur Veriun e Greqisë me Ishujt Jonianë dhe Italinë. 
Udhëtimi me traget nga Igumenica në Korfuz. Lundrimi zgjat rreth 1 orë e 45 minuta.
Transferimi nga Porti Korfuzit për në Hotel. Sistemimi në Hotel.  All Inclusive në Hotel. Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë.  All Inclusive në Hotel
Vizitë në Korfuz.
- Kështjella e Vjetër është një kështjellë Veneciane në Korfuz që shtrihet në kepin ku u zhvillua qyteti i vjetër në periudhën bizantine.
- Sheshi Spianada është Monumenti më domethënës i qytetit, Thuhet se është sheshi më i madh në Ballkan. Francezët ishin ata që e kthyen Spanadën në nje shesh publik.
- Pallati i  St. Michael dhe St. George është një pallat, që ka shërbyer në origjinë si residencë e Komisionerit të lartë Britanik të Ishujve Jonianë. Vetëm nga jashtë.
- Listoni elegant pjesë e Spianada është shëtitorja më popullore dhe zemra e jetës dhe kulturës në Korfuz. Nën Harqet e Listonit sot ka kafene dhe restorante fine. Liston është ndërtuar nga Francezët më 1807 sipas shembullit të Rue de Rivoli në Paris.
- Kisha St. Spyridon është një Kishë Ortodokse ndërtuar më 1580. Mban relike të Shenjtorit St Spyridon. Eshtë kisha më famshme në Korfuz me Këmbanoren më të lartë në Ishujt Jonianë.
- Kështjella e Re e Korfuzit luajti një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e qytetit ndaj piratëve dhe armiqve gjatë Mesjetës. E gjithë kështjella është një rrjet i ndërlikuar Galerish dhe Ndarjesh.
- Bashkia e Korfuzit ndodhet në një ndërtesë elegante të stilit Venecian, ndërtuar në fund të shekullit të 17-të. Në fillim ka shërbyer si klub fisnikësh, më pas si Teatër dhe që nga 1903 si Bashki. Vetëm nga jashtë.
- Kanoni dhe Ishulli i Miut (Pontikonisi) është spoti më piktoresk i Korfuzit. Lart në kodër ndodhet një top, nga ku mund të shikohet Ishulli Miut dhe Kisha e vogël e Panagia Vlaherna, e lidhur me tokën me një rrugicë të ngushtë.
- Pallati Achilleion është ndërtuar më 1890 ekskluzivisht për Perandoreshën e Austrisë, Elizabeth (sissy) Eshtë përdorur si residencë verore e Perandorit, që e emëroi Achillion, emri i heroit Grek. Pas vrasjes së tij, i është shitur Perandorit Gjerman. 
Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë. All Inclusive në Hotel. Transferimi nga Hoteli në Portin e Korfuzit. Lundrimi nga Korfuzi në Igumenicë. Lundrimi zgjat rreth 1 orë e 45 minuta. Më të Mbrritur në Igumenicë, Nisja për në Shqipëri. Kalimi i Kufirit në Qafë Botë/Mavrommati Mbrritja në Tiranë vonë pasdite.



Kujdes:

GREQIA PËRDITËSOI SI MË POSHTË POLITIKËN E SAJ TATIMORE  PËR TAKSËN LOKALE!

Nga nëntori deri në shkurt:

Hotele me 1-2 yje – 1.5 euro për dhomë për natë,

Hotele me 3 yje – 1.5 euro për dhomë për natë,

Hotele me 4 yje – 3 euro për dhomë për natë,

Hotele me 5 yje – 4 euro për dhomë për natë;


Nga marsi deri në tetor:

Hotele me 1-2 yje – 1.5 euro për dhomë për natë,

Hotele me 3 yje – 3 euro për dhomë për natë,

Hotele me 4 yje – 7 euro për dhomë për natë,

Hotele me 5 yje – 10 euro për dhomë për natë;

Klientë DUHET ta paguajnë direkt në Hotel.


Në pagesë përfshihen:
-Udhëtimi vajtje – ardhje me autobus dhe traget.
-Akomodimi në  - Alexandros 4*
-All Inclusive për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Vizitë me Shoqërues Shqiptar ne qytetin e Korfuzit..




All Inclusive në Korfuz

Datat e nisjeve
Nisja: 28-11-2024

28 Nëntor
Çmimi Total

238 €