Itinerari
Dita e Parë: Fluturimi Tiranë - Jeddah, nëpërmjet Romës. Nisja më 06.05. Mbrritje në Romë në orën 07.45. Nisja nga Roma në 13.40 - Mbrritje në Jeddah më 20.25. Transfertë për në Hotel. Sistemimi dhe Akomodimi në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitohet lagja e vjetër historike e listuar në UNESCO, Al Balad: Shtëpitë me korale, Pazari Souq Al Alawi. OPSIONALE: Shtëpia Nassif House. OPSIONALE: Muzeu Al Tayebat, Muze i pasur që paraqet trashëgiminë saudite dhe historinë e Jeddah. Pasdite: Shëtitje në Jeddah Corniche dhe vizitë te King Fahd’s Fountain, Vizitë te Floating Mosque (Al-Rahma Mosque), Parku i Skulpturave në ajër të hapur (Jeddah Sculpture Museum) dhe në fund, kohë e lirë për shopping ose relaks në Red Sea Mall apo Mall of Arabia.. Kthimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Khuzam Palace, një ish-rezidencë mbretërore, tani pjesë e Muzeut Rajonal të Jeddah për historinë e Arabisë Saudite, përfshirë periudhën para-islame, islamike dhe moderne. Ecje panoramike në rrethinën historike të muzeut OPSIONALE: Hyrje në Muzeun Khuzam Palace. Lëvizje drejt *Tahlia Street* , Një nga zonat më moderne të Jeddah, e njohur për butikët luksozë, kafenetë elegante dhe arkitekturën bashkëkohore. OPSIONALE: Vizitë në *Fakieh Aquarium*, që ofron ekspozita mbi jetën detare të Detit të Kuq dhe Shfaqje delfinësh në orare të caktuara. Kthimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisje me autobus për në Medina. Udhëtimi zgjat rreth 5-6 orë. Mbrritje në Medina. Sistemimi në Hotel. Pasdite, Shëtitje panoramike me ndalesa për foto jashtë Xhamisë së Profetit (Al-Masjid an-Nabawi), Vizitë në Al-Madina Museum OPSIONALE: Hyrje ne Al Madina Museum, Paraqet historinë e qytetit që nga periudha para-islamike deri në ditët moderne. Vizitë panoramike te Hejaz Railway Station, ndërtuar nga osmanët dhe Jashtëzakonisht i rëndësishëm për rrjetin historik të Haxhit OPSIOLALE: Hyrje në Muzeun e Hekurudhës. Kthimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Quba Mosque (nga jashtë), Xhamia e parë në historinë islame, Vizitë në Qiblatain Mosque (nga jashtë), E rëndësishme për historinë e orientimit të lutjes. Vizitë në Uhud Mountain & Uhud Battlefield, Vizitë në Dar Al Madinah Museum. OPSIONALE: Hyrje në Dar Al Madinah Museum, Një nga muzetë më të mirë në Medina me diorama dhe modele që tregojnë zhvillimin urban dhe historinë e hershme. Pasdite, Vizitë në The Date Market (Souq Al-Tamr), tregu më i famshëm i hurmave në Arabi. dhe Shëtitje dhe pushim në King Fahd Garden, Park publik i madh dhe i qetë, i përshtatshëm për relaks pas një dite me vizita. Ne fund, Kohë e lirë për pazar në Al Noor Mall ose Rashid Mega Mall, Qendër moderne me dyqane lokale dhe ndërkombëtare. Kthimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e Gjashtë: Mëngjesi në hotel. Transfertë për në Aeroportin e Jeddah. Fluturimi për në Tiranë. nëpërmjet Romës. Nisja më 20.55. Dita e Shtatë: Mbrritje në Romë në orën 00.20. Nisja nga Roma në 08.25 - Mbrritje në Tiranë në 09.55.
Prime Hotel Al Hamra Jeddah - 3 Nete
LE MERIDIEN MEDINA - 2 Nete
Pagesa përfshin:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion, 2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus, 3. Akomodim në hotel me 3 yje, 4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit, 5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë. 6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë: Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program. Hyrjet në monumente dhe muzeume. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur. Viza merret online dhe kushton 100 Euro për person. Kujdes: 1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme. 2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës. 3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.