Tur

Trieste, Ljubljanë dhe Ski në Villach

Trieste, Ljubljanë, Pula, Bled, Rijeka

Trieste, Ljubljanë dhe ski në Villach. Përjetoni kulturën, natyrën dhe sportet dimërore në Itali, Slloveni dhe Austri.

Itinerari

Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Trieste. Nisja nga Tirana në orën 10.30. Mbrritja në Trieste në orën 12:30.  Vizitë panoramike në Trieste: Piazza Unità d’Italia, Teatro Roman, Kalaja Miramare, Canal Grande. Opsionale: Hyrja në Kalanë Miramare. Opsionale: Hyrja në Teatrin Roman. Nisja për në Ljubljanë. Udhëtimi zgjat 1 orë. Mbrritja në Ljubljanë. Sistemimi dhe fjetje në hotel. Dita e Dytë:  Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike në qytetin e vjetër: Kalaja e Ljubljanës,Ura e Dragojve, Sheshi Preseren, Rruga e këmbësorëve dhe Rrugicat historike. Opsionale: Hyrja në Kalanë e Ljubljanës. Nisja për në Bled, Udhëtimi zgjat 1 orë. Vizitë panoramike pranë liqenit të Bled, Opsionale: Ngjitje në Kalajën e Bled ose Udhëtim me varkë drejt kishës në ishull. Pasdite vonë, nisja për në Villach. Udhëtimi zgjat 1 orë. Sistemimi dhe fjetje në Hotel. Dita e Tretë: Mëngjesi në hotel. Gjithë ditën të lirë për Ski ose për Shëtitje në Villach. Fjetje në hotel. Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Trieste. Udhëtimi zgjat 2.5 orë.  Transfertë për në Aeroportin e Triestes për fluturimin e kthimit. Nisja nga Tireste në orën 12.45. Mbrritja në Tiranë  në orën 14.15

Në pagesën përfshihen: 1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion 2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus. 3. Akomodim në hotel. 4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit. 5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë. 6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë: 1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program. 2. Hyrjet në monumente dhe muzeume. 3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur. Kujdes:

1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme. 2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës. 3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.