Detajet e turit
Dita e Parë: Nisja nga Tirana me avion për në Venecie Treviso. Nisja më 06.55. Mbrritja në Venecie më 08.35. Vizitë në Monumentet Kryesore të Venecies: Piazza San Marco, Ura Rialto, Palazzo Ducale, Bazilika San Marco etj. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel pranë Venecies.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Verona. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Veronës: Shtëpia Xhuljetës, Arena Veronës, Piazza Erbe, Arche Scaligere, Via Mazzini, Kulla Lamberti. Transfertë për në Aeroportin e Trevisos. Fluturimi për në Tirane. Nisja në orën 17.55. Mbrritja në Tiranë në 19.25.
Në pagesën përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Nuk është përfshirë Trageti dhe Taksa e Hyrjes në Venecie.
4. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.