Tur në Barcelonë, Napoli dhe Kroçiere në Siçili, Tunizi

1598 € ( Të rritur: 2 )
Detajet e turit


Dita e Parë: Fluturimi Tiranë - Bari. Nisja nga Tirana në orën 06.05. Mbrritja në Bari në orën 06.55. Transferta për në Polignano Al Mare. Vizitë e shkurtër e Qytezës. Vazhdon Udhëtimi në Alberobello. Vizitë rreth 2 orë. Vazhdon Udhëtimi për në Napoli. Vizitë e Monumenteve në Napoli, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj. Mbrritja në Napoli. Imbarkimi në Kroçieren MSC Splendida. Nisja në orën 20.00. Darka në Kroçiere.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Palermo, Itali, në orën 09.00. Shëtitje opsionale në Palermo. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 18.00. Darka në Kroçiere.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në La Goullette, Tunizi, në orën 09.00. Shëtitje opsionale në Tunizi. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 18.00. Darka në Kroçiere.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Kroçiere. Gjithë Ditën Relaks në Korçiere. Drekë në Kroçiere. Darka në Kroçiere.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Barcelonë në orën 08.00. Paradite, vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore te Barcelonës, si: Sheshi Espana, Kodra Monjuik, Stadiumet olimpike, Mirador de Colom, Bulevadi kryesor i Barcelones Las Ramblas,  Barceloneta, Marina Olimpike, Sagrada Famiglia, Camp Nou, Gjatë pasdites, do të shëtisim në bulevardin më të bukur të qytetit Passeig de Gracia. Ky është bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjendet Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera. Në fund të bulevardit Passeig de Gracia, do të dalim tek sheshi më qëndror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do futemi në lagjen Gotike të Barcelonës dhe fillimisht do të vizitojmë Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner ndërsa më vonë do të shkojmë në sheshin Placita de la Seu ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Transferta për në Aeroportin e Barcelonës. Fluturimi Barcelonë - Tiranë. Nisja nga Barcelona në orën 22.20. Mbrritja në Tiranë në orën 00.55.


Në pagesë përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me Avion.
2. Transfertat me autobus.
3. Shëtitjet me Autobus dhe Shoqërues në Polignano Al Mare, Alberobello, Napol.
4. Akomodim 4 net në Kroçieren MSC Splendida.
5. Mëngjeset, Drekat dhe Darkat në Kroçiere.
6. Shoqërues Shqiptar gjatë udhëtimit dhe Ndalesave në Palermo dhe Tunizi, 
7. Shfaqje, Karaoke, Hyrja në Disko dhe aktivitete të ndryshme në Kroçiere.
8. Taksat Portuale dhe Bakshishet.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në Monumentet dhe Muzeumet.
3. Ekskursionet që ofron Kroçierja.
4. Siguracioni Shëndetësor
5. Transfertat me autobus gjatë ndalesave, nga Porti në qytet atje ku është e nevojshme pas Zbritjes nga Kroçierja dhe Shëtitjet Opsionale në Vendet e Zbritjes.
Kujdes:
- Shoqëruesi ynë ofron asistencë gjatë udhëtimit në Kroçiere, shoqërimin në Monumente.
- Në zbritje në Palermo dhe Tunizi nuk do ketë Autobus, por do realizohen shëtitjet nga shoqëruesi ynë duke përdorur transportin publik.

Tur në Barcelonë, Napoli dhe Kroçiere në Siçili, Tunizi

Zgjidhni hotelin


Datat e nisjeve
Nisja: 21-04-2026

Kabine e Brendshme

21 Prill
Çmimi Total

1598 €