Nuk u gjet asnjë njoftim.
Shkruaj për të filluar kërkimin...
Dita e Parë: Udhëtimi me avion direkt Tiranë - Këln. Nisja në orën 18.30. Mbrritja në Këln në 21.05. Transferimi në Dusseldorf. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit. Vizitohet: Altstadt (Qyteti i Vjetër), “Bari më i gjatë në botë” – qindra bare e restorante, Marktplatz me Rathaus (Bashkia e Vjetër), Kisha St. Lambertus – simbol gotik, Rheinuferpromenade, MedienHafen (Porti modern) dhe Kö-Bogen & Königsallee, Bulevard luksoz me dyqane dhe ndërtesa moderne.
Transferimi në Portin lumor të Dusseldorfit. Imbarkimi në Kroçiere. Pritje me një gotë verë të gazuar për mirëseardhje. Darkë në Kroçiere. Nisja nga Dusseldorf në orën 16.00. Fjetje në Kroçiere.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Koblenz në orën 09.00. Të lirë për shëtitje ose Ekskursion Opsionale.
Opsionale: Zbuloni Koblenzin nga një perspektivë tjetër. Në një ekskursion opsional duke eksploruar verën dhe historinë e verës së gazuar të Koblenzit, do të shëtisni pranë pamjeve të qytetit dhe do të përfundoni turin me guidë në Muzeun e Verës së Gazuar me një gotë verë të gazuar relaksuese.
Nisja në orën 16.00 për në Rudesheim.
Dita e Katërt: Mbrritja në Rudesheim në orën 01.00. Mëngjesi në Kroçiere. Të lirë për shëtitje ose Ekskursion Opsionale.
Rüdesheim është qyteti i verës në Luginën Gjermane të Rinit, i famshëm në botë për Drosselgasse-n e tij dhe një nga destinacionet më të njohura në një udhëtim me Kroçiere në Rhine.
Opsionale: Në mëngjes, do ta zbuloni këtë qytet të larmishëm gjatë një turi opsional të qytetit në Winzerexpress (Ekspresi i Vreshtave). Më pas, merrni teleferikun deri në Monumentin Niederwald. Shijoni pamjen marramendëse të lumit dhe peizazhit të vreshtave. Ekskursioni përfundon me një degustacion të kafesë së famshme Rüdesheim në Qytetin e Vjetër.
Pasdite, do të keni kohë të mjaftueshme për të eksploruar Rüdesheim vetë.
Për të gjithë dashamirësit e verës, ne rekomandojmë një vizitë në dyqanin e verës "RheinWeinWelt". Atje, pas një prezantimi të shkurtër, mund të shijoni verërat sipas zgjedhjes suaj.
Nisja për në Frakfurt në orën 16.00.
Për të përfunduar udhëtimin tuaj gurme, kapiteni juaj ju fton në një darkë gala. Shijoni këtë darkë të klasit të parë ndërsa vazhdoni udhëtimin tuaj për në Frankfurt.
|Dita e Pestë: Mbrritje në Frankfurt në orën 01.00. Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja nga Kroçiere në orën 09.00. Vizitë ku do të shikohen: Fillim në Römerberg (Qyteti i Vjetër),Römer – bashkia historike, Kisha St. Nikolai,Fachwerkhäuser – shtëpitë tipike gjermane me dru. Më pas, Shëtitje drejt lumit Main & Eiserner Steg ku ka një Urë këmbësorësh me pamje fantastike. Vazhdohet nme Vizitë në Katedralen e Frankfurtit (Dom St. Bartholomäus). Pasdite, Shëtitje në Lagje tradicionale me lokale që ofrojnë “Apfelwein dhe Shëtitje te Zeil (zona kryesore për shopping)
Opsionale: Ngjitje në Main Tower, Pamje panoramike e qytetit nga 200 m lartësi.
Transfertë për në aeroportin e Frankfurt Hahn Fluturimi direkt Frankfurt - Tiranë. Nisja nga Frankfurt Hahn më 23.05 - Mbrritje në Tiranë më 01.20.
Kabine e Jashtme