Nuk u gjet asnjë njoftim.
Shkruaj për të filluar kërkimin...
Dita e Parë: Fluturimi Tiranë - Barcelona. Nisja nga Tirana në orën 19.15. Mbrritja në Barcelonë në orën 22.00. Transferta për në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore te Barcelonës, si: Sheshi Espana, Kodra Monjuik, Stadiumet olimpike, Mirador de Colom, Bulevadi kryesor i Barcelones Las Ramblas, Barceloneta, Marina Olimpike, Sagrada Famiglia, Camp Nou, Gjatë pasdites, do të shëtisim në bulevardin më të bukur të qytetit Passeig de Gracia. Ky është bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjendet Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera. Në fund të bulevardit Passeig de Gracia, do të dalim tek sheshi më qëndror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do futemi në lagjen Gotike të Barcelonës dhe fillimisht do të vizitojmë Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner ndërsa më vonë do të shkojmë në sheshin Placita de la Seu ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Imbarkimi në Kroçieren MSC Splendida Cruise. Nisja në orën 18.00. Darka dhe Fjetja në Kroçiere.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Marsejë në orën 09.00. Shëtitje opsionale në Marsejë. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 18.00. Darka dhe Fjetja në Kroçiere.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Gjenova, Itali, në orën 09.00. Shëtitje opsionale në Gjenova. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 17.00. Darka dhe Fjetja në Kroçiere.
Dita e Pestë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Napoli në orën 13.00. Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo, etj. Transferta për në Sorrento. Shëtitje në Këmbë në Sorrento, ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Bazilika Sant Antonio etj. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Matera. Vizitë në Qytetin e Gurtë të Shpellave. Vizitohen: Sassi, Katedralja e Materas, Kishat Rupestriane. Vazhdon udhëtimi për në Alberobello. Vizitë e Shtëpive Tradicionale Konike Trullo. Pasdite vonë, transferta për në Aeroport. Fluturimi Bari - Tiranë. Nisja nga Bari në orën 23.00. Mbrritja në Tiranë në orën 23.55.
Në pagesë përfshihen:
Kabine e Brendshme