Nuk u gjet asnjë njoftim.
Shkruaj për të filluar kërkimin...
Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Trieste. Nisja nga Tirana në orën 17.05. Mbrritja në Trieste në orën 18:45. Nisja për në Ljubljanë. Udhëtimi zgjat 1 orë. Mbrritja në Ljubljanë. Sistemimi dhe fjetje në hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike në qytetin e vjetër: Kalaja e Ljubljanës,Ura e Dragojve, Sheshi Preseren, Rruga e këmbësorëve dhe Rrugicat historike.
Opsionale: Hyrja në Kalanë e Ljubljanës.
Nisja për në Bled, Udhëtimi zgjat 1 orë. Vizitë panoramike pranë liqenit të Bled,
Opsionale: Ngjitje në Kalajën e Bled ose Udhëtim me varkë drejt kishës në ishull.
Pasdite vonë, nisja për në Rijekë. Udhëtimi zgjat 2.5 orë. Mbrritje në Rijeka. Sistemimi dhe fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike në Rijekë: Korzo, Kulla e Qytetit, Teatri i Vjetër.
Nisja drejt Pulës. Udhëtimi zgjat 1.5 orë. Mbrritje në Pula. Vizitë në Arenën Romake, Forumin e Pulës, Tempulli i Augustit, Porti Antik.
Opsionale: Hyrja në Arena Romake.
Opsionale: Hyrja në Tempullin August.
Pasdite, kthimi drejt Trieste. Udhëtimi zgjat 2 orë. Mbrritje në Trieste. Sistemimi dhe fjetje në hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike në Trieste: Piazza Unità d’Italia, Teatro Roman, Kalaja Miramare, Canal Grande.
Opsionale: Hyrja në Kalanë Miramare.
Opsionale: Hyrja në Teatrin Roman
Pasdite, Kohë e lirë për shopping apo kafe në qendër. Transfertë për në Aeroportin e Triestes për fluturimin e kthimit.
Në pagesën përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.