Nuk u gjet asnjë njoftim.
Shkruaj për të filluar kërkimin...
Dita e Parë: Fluturimi direkt Tiranë - Valencia. Nisja nga Tirana në orën 18.35. Mbrritje në Valencia në orën 21:35. Transferta për në hotel. Sistemimi fjetje në hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Valencias, si: Platha de la Reina, Palathio de Kongresos, Planetarium, Muzeu i Shkencave, etj. Nisja për në Granada. Udhëtmi zgjat rreth 5 orë pa ndalesa. Pushime të shkurtra gjatë udhëtmit. Vizitë në Granada, ku vizitohet: Pallati i Alhambrës, Alcazaba, Kopshtet Generalife dhe Monumente të tjera të qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Malaga. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Malaga është kryeqyteti i Costa del Sol dhe vendlindja e piktorit të famshëm Pikaso. Vizitohen rrugicat karakteristike, kopshtet dhe bulevardet, Katedralja e quajtur La Mankita dhe keshtjella me muret rrethues. Vazhdon Udhëtimi për në Sevilje, zgjat 2 orë. Në Sevilje vizitohen: Univeristeti, Fabrika e vjetër e Duhanit, Plaza de Espana, Kulla e Artë, Ura Isabel II, Katedralja e Sevijlle. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Cordoba. Udhëtimi zgjat 2 orë. Në Cordoba vizitohen: Kështjella Alcazar, Xhamia. e filluar si xhami dhe e shndërruar ne kishë, tregu i vjetër. Vazhdon Udhëtimi për në kryeqytetin e Spanjës, Madrid. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Mbrritje në Madrid. Vizitë në sheshin Plaza de Toros, aty ku është një nga arenat e Torreadorëve. Më pas do të shkojmë në Parkun El Retiro. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.
Dita e Pestë: Mëngjesi në hotel. Vizitë me guidë dhe autobus në qytet. Eksploroni qytetin shumë faqesh të Madridit, me atraksionet, si: Rrugët e famshme të Gran Via dhe Kastejana, Sheshet Platha de Espanja, Puerta Del Sol dhe Puerta de Alkala, Platha de Oriente, Mayor, Puerta de la Operal, Ramales, Sakramaneto, dhe Sheshin Kolon. Vazhdohet vizita në Pallatin Mbretëror, i ndërtuar në një kështjelle të vjetër arabe dhe e ndjekur nga stili klasik, italian. Pallati Mbretëror është një nga Pallatet më të ruajtur në Europë dhe i pasur në tapete, orë dhe objekte të çmueshme. Vizita mbaron me një kalim pranë stadiumit Santiago Bernabeu. Fjetje në hotel.
Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Toledo. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Vizitë Panoramike e Monumenteve të Qytetit: Katedralja e Toledos, Fortesa Alcazar, Manastiri Saj Juan de los Reyes, Puerta Bisagra, Puente de San Martin, Mirador del Valle, Sinagoga Juderia, Muzeu El Greco. Nisja për në Aeroportin e Madridit. Fluturimi direkt Madrid - Tiranë. Nisja nga Madridi në orën 20:10. Mbrritja në Tiranë në orën 23:20.