Nuk u gjet asnjë njoftim.
Shkruaj për të filluar kërkimin...
Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Milano Bergamo . Nisja më 06:10 - Mbërritje në Milano më 08:40. Vizitë në Monumentet e Milanos., si: Palazzo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Liqenin e Komos. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Ndalesa e parë në Komo. Vizitë për rreth 1 orë. Nisja për në Tremeso. Ndalesë dhe Vizitë për rreth 1 orë. (Opsionale) Lundrim me traget në Bellagio nga Tremeso. Vizitë për rreth 1 orë. Kthimi me traget për në Mannagio. Ndalesë në Mannagio. Vizitë për rreth 1 orë. Vazhdimi i udhëtimit për në Courmayeur - Val d'Aosta. Sistemimi dhe akomodimi në hotel pranë Aosta.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Gjithë ditën të lirë për Ski. Fjetje në hotel..
Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Torino. Vizitë e Monumenteve Kryesore të qytetit: Piazza Castello me Palazzo Reale dhe Palazzo Madama. Via Roma & Via Po, Mole Antonelliana & Museo Nazionale del Cinema, Quadrilatero Romano, Zona mesjetare, rrugica të ngushta me kafene dhe dyqane. Transfertë për në Aeroportin e Milano Malpenza . Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 22:20 - Mbërritje më 00:15.
Në cmim përfshihet:
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.